Hajrulla Çeku dhe Elva Margariti vizitojnë ekspozitën e Lumturi Blloshmit

Ekspozita e parë retrospektive e artistes Lumturi Blloshmi (1944 – 2020) e cila i dedikohet jetës dhe veprimtarisë së artistes është hapur më 1 shtator në Galerinë Kombëtare të Kosovës derisa do të jetë e hapur deri më 15 tetor të këtij viti.

Këtë ekspozitë e kanë parë nga afër, së fundi, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku dhe ministrja e Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti.

Në shoqërimin e tyre ishin këshilltarët, Rozafa Imami dhe Andi Qinami, u.d. drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Alisa Gojani Berisha, dhe kuratorja Hana Halilaj. Kështu ka njoftuar Minsitria e Kulturës përmes një njoftimi në Facebook.

Përmes kësaj ekspozite po shfaqet një perspektivë e thellë mbi krijimtarinë e artistes Lumturi Blloshmi ndërsa shfaq një periudhë më shumë se gjysmë-shekullore të përkushtimit të saj ndaj artit.

Galeria Kombëtare, po vazhdon t’i rikujtoj dhe promovoj gratë artiste që janë harruar nga narrativa e të cilat kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit shqiptar përkundër sfidave personale dhe të kohës.

Ekspozita është kuruar nga Adela Demetja.

Kjo ekspozitë njëkohësisht po shfaq edhe bashkëpunimin në art dhe kulturë mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve të ngushta dhe të pasura kulturore që ndajnë dy shtetet tona.

Ndryshe, Lumturi Blloshmi (1944–2020) lindi dhe jetoi në Tiranë. U diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë në vitin 1968, por nuk iu lejua të ekspozojë dhe vazhdojë praktikën e saj krijuese nga pushteti komunist shqiptar. Ekspozitën e saj të parë vetjake e çeli në vitin 1988 në Berat. Pas viteve ’90-të ajo shquhet si një nga artistet më të mira bashkëkohore në artin pamor shqiptar.

Punimet e saj janë ekspozuar në shumë ekspozita personale e grupore në Shqipëri, Kosovës e vende të ndryshme. Ajo ishte artistja e parë grua që përfaqësoi Shqipërinë në Bienalen e Venecias në edicionin e 59-të. Blloshmi u nda nga jeta më 27 nëntor 2020 si pasojë e një infeksioni me Covid-19.

ObserverKult


pike

Lexo edhe:

CIKËL POETIK NGA ALMA BRAJA: TË PASHË NË ËNDËRR MBRËMË

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Alma Braja:

TË PASHË NË ËNDËRR MBRËMË

Ecja në rrugën qendrore
në krah të kishës, mes hapave të shumtë
dhe rrotave që rrëshkisnin në asfalt.
Si zakonisht
kisha në vesh kufje.
Dëgjimi i përkiste një epoke tjetër.
Trokëllima tashmë e njohur e një kali
i la vendin një rrëfimi
për një zotëri që quhet K.,
banon në qytetin Z.,
dashuron zonjën M.
dhe bën një jetë kaq të zakonshme
sa nuk ia vlen as të rrëfehet.
Pra bën një J.
U ula në stolin e një parku.
Rrëfimi mbaroi, ashtu si kish filluar.
(Tani mendoj se gjithnjë ishin të mërzitshme
rrëfimet me nga një shkronjë për emra.)
Dielli ishte në të perënduar e sipër
përballë meje.
(Tani mendoj se
shumë herë të përmend kohët e fundit

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult