Këngëtari i njohur zbulon arsyen pse e ka bërë gati që tani varrin në oborrin e shtëpisë

Këngëtari i njohur, Ed Sheeran, ka zbuluar se varri i tij është gati dhe ndodhet brenda vilës private dykatëshe me vlerë 5.5 milionë dollarë, në oborrin e shtëpisë së tij.

“Është një gropë që është hapur në tokë me ndonjë gur sipër, kështu që kur të vijë dita dhe të vdes, do të shkoj të hyj atje,” tha ai, transmeton ‘a2news’.

Sheeran ka treguar edhe arsyen e këtij vendimi.

“Njerëzit mendojnë se është shumë e çuditshme dhe shumë makabre, por unë kisha miq që vdiqën pa testament dhe askush nuk dinte se çfarë të bënte ,” shtoi këngëtari.

ObserverKult


Lexo edhe:

RRËFIMI TRONDITËS I AKTORIT SHQIPTAR: SI MA VRANË VËLLANË NË KUFI DHE S’NA TREGUAN AS VARRIN

Me më shumë se 200 role, e me një karrierë artistike prej 50 vjetësh në skenë, aktori i humorit, Edmond Halili, muaj më parë është nderuar me çmimin ”Mjeshtër i Madh” nga presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Të gjithë e njohim si aktorin e humorit, të talentuar e popullor, shkodranin që jeton prej 20 vjetësh në Durrës, ai që ngjiten në skenë, e na bën të harrojmë hallet e jetës së përditshme. Por askush si ai, nuk e ka provuar brenda shpirtit të tij se çdo të thotë të të pushkatojnë vëllanë në kufi, në lule të rinisë, dhe t’ju ndalohet hapja e dyerve të mortit.

”Asnjë ditë zi, vëllanë e pushkatuan, ne të gjithë në punë, të gjithë si familje na dërguan në ndërtim, në punët më të vështira. Nuk jua mbajta dot amanetin prindërve, askush nuk na e tregon ku u varros vëllai dhe shoku i tij atë ditë të 18 gushtit të 1983”, thotë ai në një intervistë për gazetaren e “BalkanWeb” dhe “News24”, Klodjana Haxhiaj….

Tekstin e plotë e gjeni KËTU