Në hyrje të fshatit Pagarushë të Komunës së Malishevës, aty ku edhe prehet trupi i të ndjerës, bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha këtë të shtunë do të bëhet përurimi i bustit të saj.
Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ndërsa theksoi se kjo punë e mirë për bustin e këngëtares Pagarusha është bërë nga kontributi i madh i banorëve të fshatit nga vjen ajo, miqve e dashamirëve të shumtë të familjes së saj.
Më tej, kryetari Kastrati ka njoftuar se të shtunën kur edhe do të bëhet përurimi i bustit të këngëtares Pagarusha, do të ketë edhe aktivitete, ndërsa ka ftuar të gjithë që të marrin pjesë në mënyrë që ta nderojnë më së miri ashtu siç e meriton “Bilbili i këngës shqipe”.
Ndryshe, ikona e muzikës Nexhmije Pagarusha, ka ndërruar jetë më 7 shkurt 2020, në moshën 86-vjeçare, nga një sëmundje e rëndë.
ObserverKult
Lexo edhe:
KUJTOHET NEXHMIJE PAGARUSHA NË NJË VJETORIN E VDEKJES
Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, ndërsa është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.
Kur flitet për Nexhmije Pagarushën, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitete të tjera.
Repertori i saj interpretues është tejet i larmishëm. Veçohen këngët “Ani mori nuse”, “Kur më del në derë”, “Metelikun ta kam fal”, “Po të pres te dega e fikut”, “Mora testinë”, “Kënga e Rexhës” etj.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
CIKËL POETIK NGA LIRIDON MULAJ: MBAJ MBI VETE TMERRET E KËSAJ BOTE!
Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Liridon Mulaj:
Mbaj mbi vete tmerret e kësaj bote
I kam mbajtur mbi vete
përkuljet e lisave nga rrufetë!
Luhatjen e bursave nëpër sallone të çmendurish
që ndryshonin një shifër,
e që varfëronin njerëz në rend gjashtë-shifror.
Një eskavator gjigant me gojën krokodil,
që priste i heshtur të shkulte me themel
fushën e gjelbër, ku fëmijët mbillnin
gjurmët e së ardhmes…
Babëzitë e racës superiore,
që shtyheshin në sportele të tejmbushura
për një biletë në teatrin e urrejtjes
e më pas, të ktheheshin në aktorë.
Mbaj mbyllur brenda vetes
ëndrrat e pluhurosura të harruara në univers,
epitafe të shkruara keq,
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult