Lexoi 125 libra, 5-vjeçari shqiptar merr vëmendjen e mediave italiane, shpallet “Lexuesi i Vitit”

Një djalë 5 vjeç nga Shqipëria ka marrë vëmendjen e mediave italiane, pasi ka lexuar 125 libra brenda një viti.

“Italia është një vend i lexuesve të mëdhenj, ndaj është e këndshme të zbulosh se një 5-vjeçar është në kryetitujt e lajmeve për këtë fakt”, shkruan La Stampa në një artikull.

Bëhet fjalë për Mattia Mehdihoxhën, që jeton në provincën e Pratos, në qytetin e vogël toskan. Librat i ka huazuar nga biblioteka Bartolomeo Della Fonte, Montemurlo, në provincën e Pratos. Për La Stampan, ai ka treguar pasionin për tregimet dhe leximin.

Ai shkonte në bibliotekë një herë në tre ditë ose edhe më shpesh. Ndaj, biblioteka vendosi t’i jepte atij çmimin e Lexuesit të Vitit./topchannel

ObserverKult


Lexo edhe:

LEXIMI I LIBRAVE DUHET TË JETË PRIORITET NË JETËN TUAJ, JA ARSYET SHKENCORE…

Leximi i librave duhet të jetë prioritet në jetën tuaj, ja arsyet shkencore…” nga Christina Desmarais

Më shumë se një e katërta – 26 për qind – e të rriturve në SHBA, e pranojnë se nuk kanë lexuar qoftë edhe një pjesë të një libri gjatë vitit të kaluar.

Kjo sipas statistikave që dalin nga Qendra Kërkimore Pju. Nëse jeni pjesë e këtij grupimi, dijeni që shkenca mbështet idenë se leximi është shumë pozitiv për ju në disa aspekte.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Torontos, pjesëmarrësit në studim që lexonin histori të shkurtra, përjetuan shumë më pak nevojë për “mbyllje konjitive”.
E gjitha kjo krahasuar me homologët që lexojnë shkrime jo letrare.
Në thelb, ata rezultuan në teste si më mendje-hapur, krahasuar me lexuesit e shkrimeve jo letrare.

Tesktin e plotë mund talexoni KËTU:

ObserverKult