T’mbërtheftë Nata e Shën Bartolemeut
E mbi trupin tënd ogurzi me shpirt Iblisi,
U hedhtë shpata e farkuar me kujdes
Vetëm kjo më qetëson e më bënë të qetë për pak.
Në një fushë pranë mureve të Jerusalemit
Mushkritë tuaja le të pulsojnë për një gërçamë ujë,
Portat do të jenë të mbyllura sikur për Antikrishtin
Le të ushqehen korbat me mishin tuaj.
Ne Detin e Kuq të marrtë përmbytja e Moisiut
E t’mbetesh mish për peshqit e sapolindur,
Ky mallkim shtohet me tej kur je në duart e Xhingis Khanit
E shuhet etja kur të muros me gurë.
Mallkim!
ObserverKult