Prekëse/ Zamira Kita: Kam dashur t’i jap fund jetës…

Aktorja e mirënjohur Zamira Kita ka rrëfyer një periudhë të errët të jetës së saj, atë të depresionit.

Kita ka treguar që për shkak të gjendjes jo të mirë të shëndetit mendor, kishte tentuar t’i jepte fund jetës.

Zamira Kita, është një ndër aktoret më të suksesshme të kinematografisë shqiptare, rolet e së cilës kanë lënë një gjurmë në historinë filmit.

Mometalisht Zamira po shijon një tjetër sukses në kinematografi, falë pjesëmarrjes së saj në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, i cili po korr një sukses të jashtëzakonshëm, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, për programin “Natën me Aulonën”, aktorja e mirënjohur ka rrëfyer një periudhë të errët të jetës së saj, atë të depresionit. Kita ka treguar që për shkak të gjendjes jo të mirë të shëndetit mendor, kishte tentuar t’i jepte fund vetes.

“Kam diskutuar për një depresion që kam kaluar pas lindjes. Kam zgjedhur ta ndaj me publikun dhe e kam bërë me koshiencë të plotë sepse ka shumë gra që e kalojnë dhe duhet të dinë që ajo do kohën e vet.

Nuk do as forcën tënde, as luftën tënde sepse asnjëherë nuk do ia dalësh me këto nëse nuk do t’i lësh kohën e vet që të kalojë dhe zgjat 40 ditë“.

“Mua personalisht nuk më ndihmuan as mjeksia as ilaçet. Ndoshta psikologu do të më kishte ndihmuar por unë isha në një fazë që nuk bisedoja me njeri, isha e mbyllur”.

“Askush nuk më ka besuar madje njerëzit e mi të afërt thoshin që përkëdhelet se nuk e mban dot vajzën, se nuk ia del dot.

Ndoshta kjo mund të ishte një arsye, sepse dola nga rutina ime, nga jeta ime, nga lidhja ime me Benin që e doja aq shumë. Nuk më besonin. Edhe Beni, sado që përpiqej të më besonte, prap i dukej sikur unë e ekzagjeroja.

Edhe motra, edhe nëna ime, shumë vonë, me shumë vështirësi filluan të kuptonin që unë po sëmuresha.”

“Vetëm nëna e një shoqes sime, e cila nuk jeton më, ajo erdhi dhe tha: “Mos shikoni të voglën se do rritet por shikoni të madhen se nuk e keni më, po ikën” dhe vërtet unë isha shumë keq”.

“Ka patur momente kur mendoja t’i jepja fund vetes. E vetmja gjë që mund të më qetësonte ishte kjo rrugëzgjidhje dhe thosha e kam një shpëtim.

Thosha që të paktën do i jap fund dhimbjeve. Unë nuk kisha dhimbje në trup por kisha një ankth që më mbyste”./gazetashqip.com

ObserverKult


Lexo edhe:

RRËFIM PREKËS I ZAMIRA KITËS, FLET PËR SËMUNDJEN E VAJZËS

Aktorja Zamira Kita rrallë flet në mediat për famijen apo çështjet e saj familjare.

E ftuar në emisionin Aldo Morning Show aktorja ka treguar historinë e saj familjare, për sëmundjen e vajzës. Ajo ka treguar se vajza është më shumë e afruar me të se sa me të atin.

“Unë jam një natyrë shumë e afruar, shumë e mirëkuptueshme, i pranoj gabimet dhe fajet e vajzës, ajo mund t’i thojë pa frikë me mua. Me të atin ka më shumë rezerva sepse ai është shumë i ashpër në kërkesat që ka, është shumë kërkues, nuk do që vajza të bëjë shumë gjëra nga ato që ajo bën, kështu që ajo e ka më të lehtë të flasë me mua edhe për problemet që atë e mërzisin, edhe për gabimet që ajo bën dhe pasojat më mbrapa që ka nevojë t’i ndajë me dikë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


YMER SHKRELI: E GJETA VETEN E HUMBUR NË FLOKUN TËND…

E gjeta veten e humbur një herë
në flokun tënd;
tani jam më i ri për një vdekje
po shoh verbët –
dhe shumë më mirë;
i gjeta puthjet që heshtja
i paska shndërruar në peshq
aqë sa edhe akuj
o dreq –
mes mishit e thoit
e gjeta varrin e premtimit:
dashuria s’ka sy
e ka shpëtim –
midis mishit e ashtit
ose duhet përqafuar
fundin e këtij deti të marrë:
bima e dreqit

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult