Midis të paktëve prozatorë të Letërsisë së periudhës së Pavarësisë, Haki Stërmilli ndonëse jo më i shquari u bë një nga më të njohurit me romanin “Sikur të isha djalë”.
Haki Stërmilli lindi në Dibër të Madhe më 1895. Pasi mbaroi gjimnazin e Manastirit i ushqyer me idetë e Rilindjes, ai u mor me veprimtari atdhetare. Shkaku i mizorive e shovinizmit serb, ai largohet nga vendlindja dhe vendoset me gjithë familjen në Shqipëri. Më 1920-24 mori pjesë në lëvizjen demokratike shqiptare dhe u zgjodh sekretar i shoqërisë “Bashkimi”, pas vrasjes së Avni Rustemit.
Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit Stërmilli si shumë demokratë shqiptarë iku jashtë vendit.
I ngarkuar me detyra politike, Haki Stërmilli shkoi në Jugosllavi, po aty u arrestua nga autoritetet serbe dhe iu dorëzua qeverisë së Zogut, që e dënoi me burgim.
Pas pushtimit të vendit nga fashistët ai u hodh në lëvizjen nacional-çlirimtare dhe u bë kryetar i Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar të qarkut të Dibrës. Pas luftës ai u zgjodh deputet i Kuvendit Popullor dhe punoi si drejtor i Bibliotekës Kombëtare.
Vdiq në vitin 1953.
Sikur t’isha djalë është një roman epistolar në gjuhën shqipe i shkruar nga Haki Stërmilli , i botuar për herë të parë më 1936. I shkruar kryesisht si hyrje ditari, dokumenton sprovat e Dijes, të resë protagoniste.
Nëpërmjet shënimeve të saj lexuesi njihet me jetën e përditshme të një familjeje të zakonshme qytetare shqiptare, ku ndihet edhe prapambetja e theksuar shoqërore, edhe pozita e mjeruar e gruas në familje, e cila duhet të bëjë një jetë të mbyllur brenda mureve të shtëpisë e sipas ligjeve patriarkale.
Fragment nga romani:
Më shkrepi t’a shkruej jetën t’eme. Ky mendim më leu tue i pamë fotograft e ndryshme që përfëtyrojnë xha Simonin qysh në kohen e fëminis. Përse të mos e shkruej?
Jeta e eme për tjerët, ndoshta, nuk e vlen asnji dysh, por për mue ka randësi, se asht e emja, se mund të përshkohet nëpër faza të ndryshme interesante dhe dikur, tue i këndue në këto fletë gëzimet ase hidhnimet e mija, do të kënaqem ose do të pezmatohem.
Sikurse pëson ndryshime trupi i njeriut tue u lakue nëpër rrathët e moshës, ashtu ndodh edhe me jetën. Kush e din se sa mallëngjehet xha Simoni kur e shef fotografin e vet të dalun në prehën të s’amës me sy të hapun që shikojnë, çuditshëm, kah aparati? Ndoshta ai tash ndin dhimë për atë foshnje që u rrit e u mplak tue kalu e për mes shumë rreziqeve dhe tue vuejtë tepër për me e ngadhnye jetën.
-Ky asht Xha Simoni i vogël, moj bijë – më tha disa ditë ma parë tue m’a difue fotografn me gishtin e trashë difues dhe mandej shtoi: Oh ma mirë të mos ishte rritë kurrë e të mbetesh çilimi në prehnin e vokët të s’amës.
Kur isha e vogël, nuk i kuptojsha mendimet e Xha Simonit të shprehun me këto falë, por tash e marr vesht se ai asht pendue q’asht rritë dhe ndoshta edhe që ka lemë, sepse edhe atij, si shum kuj, nuk i ka qeshë fati aq shum.
Mbassi e shiqoi edhe nji herë foshnjën e heshtun, q’asht strukë në prehën të s’amës, kaloi ke e dyta.
Edhe kjo, po thuej, i gjason së parës – tha. – Asht e brydhët dhe ka anda t’a argëtojsh. Apo jo? – pyeti. – Pooo – i u përgjigja tue e zgjatë o-në prej kënaqësis që ndijsha tue e kundrue atë foshnje të bukur.
Kjo disi ndryshon nga të parat, se duket ma e ritun – spjegoi dhe kapërceu ke e katërta.
Këtu u ndal dhe më hudhi nji veshtrim me bisht të synit. Un shpërtheva në gaz dhe pyeta:
Po kjo? Pse e ke zanë hundën me dorë e ke dalë për çudë? E kafshova buzën që të mos qesh ma.
Më pat thanë eme amë se kisha dasht me e kapë nji mizë që më kish cimbue në hundë. Prandaj dola, si qyq, me dorë në hundë – përgjegji.
Atëherë un qesha fort, por edhe ai u bashku në gazin t ’em. Nji nga nji m’i dëftoi fotografit e veta që janë ngjitë, me radhë, në faqen e murit. Ndër to ai shifet çilimi, djalë i ri, student, gjimnazi, i martuem – me Mamë Gjystinën q’ asht mveshë me robe të bardha e me kunor ë lulesh mb i krye -, burrë me fëmij dhe ma vonë plak i krrusun e i thijun, si asht sot.
Un tash e njof mirë Xha Simonin qysh në fëmini. Më duket sikur kam jetue e jam rritë me të, sikur kam luejtë me të shkopaxinglli, guraçokthi, vorba, symbyllthi, varëza etje. Tash
ai m’asht ma i afër e ma i miqsueshëm. Qe se sa vlerë kanë fotografit. Un s’kam asnji, se im atë e quen për mëkat me u fotografue. E me të vërtetë kam ndigjue edhe un se fotografia në jetën tjetër ka me kërkue. .. shpirt prej njeriut !
Mue, të them të drejtën, kurrsesi nuk më mbushet mendja se pikturat do të bajnë, në jetën tjetër, nji kërkesë të tillë.
Në nji rasë të tillë kështu duhet të jet edhe pasqyr a, qelqi ose ujt e kulluet që na e pasqyrojnë fëtyrën dhe shtatin. Sidoqofë mue s’më hyn në punë kjo çashtje. Prandaj s’po e nxej kryet me të. Por sa për t’u fotografue, makar nji herë, nuk guxoj se më shkallmon em atë me dru.
Na, në shtëpi s’kemi asnji fotograf, makar për bë, se nuk lejon im atë. Ai asht shum fanatik dhe po t’i zajë syni ndonji fgurë njeriu ase shpendi, menjiherë, e gris dhe e fak tej me neveri. Vetëm Shqipen e famurit nuk e trazon. Nuk dij se a e dona nuk guxon.
Athu se ç’kam shkrue! Ç’më hyjnë në punë këto gjepura, si thonë Toskët? Përse merrem me punë të kota që s’vlejnë me i përmendë e jo ma me i shkrue? Hë de! Por ani se,
përveç meje, kurrkush nuk ka me i këndue këto fetë.
Të kthehemi ku qemë: Po. Sikurse fotografa t’a pasqyron trupin në mosha të ndryshme dhe t’a kënaq kujtimin, ashtu edhe përshkrimi i jetës prej njeriut vetë, besoj se t’a ngop dëshirin për me e rishfllue e me cpërtrimë jetën qysh në fëmini.
Sa bukur se? Prandaj vendosa të shkruej, herë mbas here, në këtë fletor, ku do t’shënoj të gjitha ngjarjet, pësimet, mendimet dhe ndiesit e mija. Me këtë mënyrë ky fletor,
dalë-ngadale, ka me u bamun si arka e tinzive të mija. Me ba e me e marrë vesht em atë, më grinë. Por ai shyqyr nuk din me këndue. Uh korba un se sa e marrë që jam! U gëzova pse em atë asht i padijshëm.
Por jo. Kjo qe nji shprehje e çastit, nji farë…njifarë kënaqësije e shfaqun vetëm për këtë rasë.
Tash po e mbyll fetorin n’arkë, se m’a grisin fëmijt.
Përgatiti: U.V/ OberverKult
Lexo edhe:
LUTJE PAS HEKURAVE: KUR HAKI STËRMILLI I DREJTOHET MIKUT TË TIJ, MBRETIT ZOG