Aktori i njohur i humorit, Edmond Halili ka treguar se mëngjesin e sotëm ishte nisur nga Durrësi për të takuar Zef Dedën, por nuk mundi ta takojë dot pasi në momentin që mbërriti tek dera e shtëpisë së tij në Shkodër, mjeshtri i humorit u nda nga jeta.
Edmond Halili, i cili ka ndarë skenën me aktorin e ndjerë, me lot në sy u shpreh se largimi nga jeta i Zef Dedës është dhimbje e madhe dhe humbje për të gjithë humorin shqiptar.
“Sot në mëngjes u nisa nga Durrësi për ta takuar. E dija që ishte i sëmurë sepse bëra një shfaqje në Shkodër, s’e takova dot sepse ishte i zënë.
Sa shkova tek dera e shtëpisë, doli një infermiere i thashë si është Zefi, tha “Zefi dha shpirt”. Më erdhi shumë keq, e kisha shokë të vjetër. Është një dhimbje e madhe, është humbje e madhe për të gjithë humorin shqiptar.
Jam me lot në sy, çfarë të them unë i shkreti. Ka qenë i mrekullueshëm. Nuk bën nëna me Zef”, tha ai për News24.
Zef Deda vuante nga një sëmundje e rëndë prej gati një viti. Por aktori humbi “betejën” me sëmundjen mëngjesin e sotëm, duke u ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.
ObserverKult
Lexo edhe:
LAJM I HIDHUR: NDAHET NGA JETA ZEF DEDA
Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, Mjeshtri i Madh i humorit Zef Deda.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i tij, aktori i njohur Julian Deda. Ai prej pak kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Deda u nda nga jeta në Shkodër…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU