Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare Thanas Konini. Tenori i njohur korçar do të bëhej pjesë e korit tradicional të këngëve të njohura dhe patriotike korçare që kur ishte një djalë krejt i ri e përsa jetoi mbeti pjesë e korit aq shumë të njohur.
Dy prej këngëve të Korit “Lira”, “Dua me shumë Shqipërinë” dhe “O moj ti me sytë e zi” janë interpretuar nga Thanas Konini, këngëtar që i ka dhënë vlerë vokale korit që është “Nder i Kombit” për atë reportor aq shumë të pasur.
Thanas Konini ishte më shumë se një këngëtar i këtij kori, ai ishte shpirti dhe forca vokale, ai ishte këngëtari ku të gjithë krijuesit e dirigjentët i kanë mbështetur tek vokali i tij.
Me humbjen e Thanas Koninit, Kori “Lira” ka humbur shumëçka./javanews
ObserverKult
Lexo edhe:
LAJM I HIDHUR: NDAHET NGA JETA ZEF DEDA
Êshtë ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, Mjeshtri i Madh i humorit Zef Deda.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i tij, aktori i njohur Julian Deda.
Ai prej pak kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Deda u nda nga jeta në Shkodër, ndërsa pritet që ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të bëhet të shtunën, kur edhe do te mbahen homazhet në Teatrin “Migjeni”…
Kush ishte Zef Deda?
Zef Deda është një nga humorisitët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU