Prekëse: Motra që gërmoi me thonj’ dheun për ta gjetur trupin e vëllait që ia ekzekutuan komunistët…


Emine Farka, lindi më 1910 në Tiranë, plot 3 vjet mbas lindjes së vëllait të madh, lbrahimit, i cili do të bëhej Nëntoger i Mbretërisë, me studimet e kryera në Romë.
Ardhja e saj në jetë mbas 3 vjetëve, u prit me hare dhe shumë dashuri nga gjiri familjar.
Më pastaj, do të lindte Xhemali, i cili u bë një gazetar i arrirë, ndaç në shtypin e shkruar
shqiptar, ndaç në gazetarinë fonike, si gazetar për Radion “Zëri i Amerikës” në Egiipt, edhe “Radio Bari” në ltali.

Ndërsa vëllai i vogël, Hasan Farka, u prek fort nga lufta e klasave, kështu nuk mundi ta
vazhdoi rrugën e gazetarisë dhe të artit, që e kishte fort për zemër. Disa shkrime të Hasanit, janë botuar në gazetat e kohës para ‘erës’ komuniste.

Ata që e njojtën Eminen, e tregonin shumë të urtë dhe tepër miqësore. Shkollën fillore dhe 8-vjeçare, do t’i kryente në qytetin e lindjes. Ishin vite të lumtura, ku mbizotëronte qetěsia dhe harmonia fëmijërore. Ndër të parat femra në Shqipëri, që ndoqi studimet pranë Institutit Teknik Amerikan ‘Harry Fultz’ në Tiranë, ku dhe do të fokusohej më së shumti në degën e bukur të ekonomisë.

Instituti Amerikan asokohe, ofronte dhe klasa për amvisë, synimi ishte gjithë tek fryma perëndimore, e të qenurit amvisë, nděrthurur bukur, me traditat e vajzës shqiptare. Në këto klasa, Emineja shkëlqeu. Gjatë viteve studentore, u njoh me Abas Deliallisin. Sikur ta dinte Emineja që ekonomia e shkollës do t’i shërbente për tek dera e burrit, të cilët ndër të tjera, ishin tregtarë të njohur të kohës. Deliallisët, ishin një derë e madhe patriotësh, por nga të tillë rrěnjë rridhte dhe Emineja, ku baba i saj, zotni Hamdi Farka, ka punuar si avokat, prokuror dhe drejtor finance në Tiranë.

Më 26 nandor 1912 (brymuur -siç i kanë pas thënë tironsit nandorit) Hamdi Farka, ishte
mbështetës i zellshëm në ngritjen e flamurit nẽ Tiranë. Bashkimi i Eminesë me Abazin, solli një martesë të shëndoshë, edhe pse i shoqi, do t’i dënohej me 18 vite burg. Ata e deshën dhe nuk e lëshuan kurrë njëri tjetrin. Fati e desht’, ose më mirë të them, fati i zi e desht’ që në pushtet, erdhën njerëz që jetonin duke marrë gjak dhe jetë të pafajshme. Pushtetarë, të cilët e tjetërsuan një komb dhe e bënë të spiunonte vëllai vëllanë.

Besa e shqiptarit shkoi, e mori lumi bashkë me njeriun e ri komunist, që ndërtoi Byroja Politike me kompani. Ardhja e komunizmit, do ta gjente Eminen në moshën 34-vjeçare, të bërë nënë tashmë.
Emines, do t’i pushkatonin dritën e syve Xhemalin, vëllain e qeshur dhe plot jetë.
Shakaxhiun që mbante gjallë fisin, me humorin e tij të hollë. E pushkatuan dhe nuk i treguan se ku ia kishin groposur trupin e pajetë.

Në fshehtësi të plotë, Emineja e mori vesh se ishin pushkatuar një grup intelektualësh tek fusha, ku më pas u ndërtua “Uzina Dinamo”. Mori vëllanë e vogël Hasanin, brenda natës u mbulua me një çarçaf të vjetër dhe shkoi, me thonj duke gërmuar dheun për të gjetur vëllanë. Thonjtë ju bënë giak, sytë i kishte plagë nga të qarat, zemrën e kishte gurë nga dhimbja, ama Xhemalin nuk e gjeti dot. Sot e kësaj dite djaloshi bukurosh, gazetar është pa varr.

Vëllai i madh lbrahimi, i arratisur, vëllai tjetër pushkatuar, burri në burg… Sakrificat e saja, janë të një dimensioni gjigant. Shpirti ia di asaj gruaja, si i rriti fëmijët e saj. Gjithashtu si arriti t’i bënte njerëz me vlera, larg të keqes kolektive./Marsida T. Najdeni

*“Marrë nga faqja në “Facebook” e Lori Sina

ObserverKult

————————————————

Lexo edhe:

“DUA TË GJEJ ESHTRAT E VËLLAIT, S’KAM PËRMBUSHUR AMANETIN E PRINDËRVE”, RRËFIMI RRËQETHËS I HUMORISTIT TË NJOHUR

MOTRA E TË PUSHKATUARIT: KUSH IA NXORI SYTË PREJ BALLIT, VËLLAIT TIM?

NGA SËMUNDA E RËNDË E VAJZËS, TEK HUMBJA E VËLLAIT: RRËFIMI MES LOTËSH I ZAMIRA KITËS…