U restaurua në 4K, ja si duket filmi “Lulekuqet mbi mure” 47 vite pas krijimit të tij (Video)

Filmi “Lulëkuqet mbi mure” me regji te Dhimitër Anagnostit, ka shfaqur pak ditë më parë premierën e restauruar në 4K, 47 vite pas krijimit të tij.

Krejt ngjarja në këtë film zhvillohet në një nga jetimoret e Tiranës në vitet e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një film dramatik dhe aksion i cili ka prekur thellë zemrat e shqiptarëve ndër vite, që kur u shfaq në vitin 1976.

Ky film është realizuar me regjinë e Dhimitër Anagnosti, me skenar të Petraq Qafzezit dhe kompozitor Kujtim Laro.

Ndryshe, filmi u restaurua në studion Dabimus srl në Bari, me mbështetjen financiare të projektit “Sezoni i Filmave Klasikë” 2033 të ACE (Association des Cinémathèques Européennes) i programit Creative Europe Desk.

Një fragment nga filmi i restauruar mund ta shikoni KËTU:

ObserverKult


dhori qiriazi

Lexo edhe:

CIKËL POETIK NGA DHORI QIRIAZI: KUR TË VIJË ÇASTI E DASHUR…

Dhori Qiriazi ishte shkrimtar, përkthyes dhe studiues shqiptar, por mbi të gjitha poet lirik. Ishte, sipas Ali Aliut, ndër ata poetë që nuk shkaktojnë rrëmuja të zhurmshme në asnjë atmosferë dhe mjedis kritik, dhe kjo është ajo që e karakterizon vargun e tij. Qetësia e përhershme, konstante…që rrezaton ngrohtësi miqësore dhe disponim paqedashës.

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish të lirikut Dhori Qiriazi:

Të dua!

Të dua!
Mendohu!
Të dua!
Kapërcej udhëkryqet e jetës,
kapërcej shiritat e bardhë të rrugëve të asfaltuara
me këto fjalë të përjetshme: “Të dua!”

Oh, si janë qiejt tanë të kaltër,
më të butë se mëndafshi i deteve mesdhetare!
Atje ndizen me miliona yje natën,
ndërsa unë, në kupolë të tyre, kam shkruar:
“Të dua!”

Mbi rërën e plazheve kam shkruar: “Të dua!”,
Mbi dyert e kabinave: “Të dua!”,
mbi granitin e maleve: “Të dua!”
Dhe kam zbritur poshtë hendekëve
dhe livadheve të gjelbra plot lule: “Të dua!”;

Pranë kallamave fërshëllonjës
dhe pranë lëvorfeve të drurëve shekullorë kam shkruar: “Të dua!”
Mbi velën e kuqe të banderolave,
ku shkruhen gjëra të rëndësishme me germa të bardha
unë shtoj me mend edhe këto fjalë:
“Të dua, të dua!
Mendohu,
të dua!”

Nuk e desha një dashuri të verbër

Jo, nuk e desha një dashuri të verbër,
një dashuri pa lule dhe pa jetë.
Po desha unë një dashuri të gjelbër,
me mijëra krahë dhe mijëra sy të ketë.

Dhe, po të kesh një dashuri të tillë,
pa ndrojtje eja dhe hyrë në zemër, thellë,
si në një kopsht të mbjellë me trëndafilë,
si në një rrugë qyteti plot me diell.

Të desha ty

Të desha ty, kur desha edhe yjet
dhe malet varg, dhe mjegullat, dhe pyjet.

Po shkojnë vitet… Do vij’ e fundit orë
të mbyllim sytë. S’ka gjë pse s’vum’ kurorë.

Kurora jon’, ç’ka bota në këtë jetë:
yje, male, baltë, drur’ e fletë!

Përse të sillesh e rreptë?

Përse të sillesh, shpirti im, e rreptë
pa thënë fjalë, pa thënë lamtumirë?
Po ecën vjeshta e kuqe nëpër fletë
dhe lulet në mullar janë shtrirë.

Po flenë kaçubat nën mjegullën e shpeshtë,
në udhë plepat arin kanë shtruar,
ti, diku shkon me hapin tënd të lehtë,
me nje mëndim të largët, të trishtuar.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult