Çka thoshte për “kohën” Aristoteli?

Në analizën e kohës, Aristoteli pohon para së gjithash se, “nëse koha konsiderohet në mënyrë të jashtme, është e pashmangshme të supozosh se ajo nuk ka asnjë qenie, ose që mezi ekziston dhe, madje, dobët”, -se koha është vetëm në potencë.

“Në fakt, një aspekt i kohës ka qenë dhe nuk është; aspekti tjetër do të jetë dhe nuk është; pikërisht në këto aspekte konsiston koha e pafund dhe gjithnjë e qenësishme” (koha autentike).

“Duket, ama, e pamundur që koha të konsistojë në aspekte që nuk ekzistojnë”.
“Përveç kësaj, në gjithçka të ndashme nevojitet të egzistojnë disa apo të tëra pjesët . Koha është pa dyshim e ndashme, por disa pjesë të sajat kanë kaluar, të tjerat do të jenë dhe asnjë nuk ekziston tani.

E tanishmja, në fakt, nuk është një pjesë, pasi pjesa ka një masë”, një përcaktim sasior, ndërsa e tanishmja nuk matet.

“Tërësia duhet medeomos të përbëhet prej pjesësh, po duket se “ as e Tanishmja, as “koha nuk përbëhet prej pjesësh, po duket se ”as e Tanishmja, as “koha nuk përbëhet prej pjesësh “

:-E e tanishmja është e pandashme, nuk është sasiore.
“Nuk është e lehtë të kuptohet nëse e tanishmja qëndron apo nëse ka gjithmonë një tjetër tani dhe një tjetër akoma”, etj.

“Më tej, koha nuk është lëvizje e ndryshim. Lëvizja dhe ndryshimi ndodhin në fakt ose mbi diçka që lëvizet dhe ndryshohet ose mbi pikën ku këta ndodhin, ndërsa koha gjendet kudo gjithnjë në të njëjtën mënyrë.

Ndryshimi dhe lëvizja mund të jenë (pastaj) më të shpejtë apo më të ngadaltë; ndërsa koha jo”.

“Po koha nuk është pa lëvizje e ndryshim”, -koha është momenti i lëvizjes, është Negativiteti i pastër i lëvizjes; “kur nuk perceptojmë asnjë ndryshim, si në gjumë, duket sikur koha nuk ka kaluar”. “Koha është, pra, brenda lëvizjes, por nuk është vetë lëvizja”.

Ja, pra, si e përkufizon Aristoteli kohën: -“Ne themise koha ekziston kur vëzhgojmë pjesën para dhe pas lëvizjes; koha përcaktohet nga fakti se ne i shikojmë çastet para dhe pas si të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe mes tyre pranojmë ende diçka tjetër si të mesme. Kur i mendojmë dy skajet e silogjizmit si të ndryshëm nga termi i mesëm dhe shpirti e shpreh të tanishmen në dy-një tani si e mëparshme, tjetra si e mëpasme-, atëherë themi se kjo është koha.

Ne quajmë ‘kohë’ atë që përcaktohet dhe vendoset si themel nëpërmjet të tanishmes. Kur e perceptojmë të tanishmen si një” (të njëkohshme) “dhe jo si të tanishmen e mëparshme dhe të mëpasme në lëvizje-apo kur e perceptojmë si identike dhe jo si pararendëse e pasuese në lidhje me diçka –atëherë duket sikur nuk ka pasur kohë: nëse nuk ka lëvizje, nuk ka kohë”; në monotoni gjithçka është e njëjtë përherë.

–Është i rëndësishëm fakti se ne, nga njëra anë, perceptojmë të Tanishmen, nga ana tjetër, mendojmë për më Parë e më Pas.

“Koha është, për këtë arsye, numri i lëvizjeve sipas së mëparshmes . Koha nuk është vetë lëvizja, por është në sajë të numrit që ka lëvizja.

Masa e më shumë apo më pak gjendet nëpërmjet numrit, ndërsa lëvizja më e madhe apo më e vogël matet nëpërmjet kohës.

Ne quajmë “numër” qoftë atë që numërohet, qoftë atë, me të cilin numërojmë. Këtë herë, koha nuk është numri, me të cilin numërojmë, po numri që numërohet, -është unitet, është identike dhe është e ndryshme vetëm sipas (ndjekjes së ) të ndryshmëve (tani.).. “.

“E tanishmja është uniteti i numrit. Nëpërmjet të tanishmes koha lidhet “ (bëhet e vazhdueshme) “dhe e ndryshme…” “E tanishmja është identike e asaj që do të jetë “ ( ajo është e gjitha koha), “por është e ndryshme sipas të qenit”.

E tanishmja si Unitet, si Universale është e Tanishmja e vdekur, gjithnjë identike; -tipar i Universalitetit.


“E tanishmja është vazhdimësia e kohës dhe ndarja e saj, me fjalë të tjera, dallimi i dy momenteve: para dhe pas. E tanishmja është e ngjashme me pikën” (edhe pika është në fakt vazhdimësia e vijës dhe, në të njëjtën kohë, dallimi i saj, zanafilla dhe kufiri i saj), “ po jo si pikë e qëndrueshme.

E tanishmja e ndan kohën në potencë “. –E tanishmja është ndarësi, momentet janë vetëm momente ideale; “dhe, për sa kohë është e tillë, e tanishmja është gjithnjë e ndryshme.

Por e tanishmja është, gjithashtu përherë identike; në fakt kur ne e ndajmë vijën, lindin në mendje të tjera e të tjera pika, po për aq kohë sa vija është një, ajo është një pikë e vetme.

Në mënyrë të ngjashme , e tanishmja është, nga njëra anë, ndarja në potencë e kohës nga ana tjetër, është kufiri dhe uniteti i të dyve “ (të Para dhe Pas). –E tanishmja është pikë ndarëse universale , dhe kjo Një universale, nga ana e saj, është një Njësh i vërtetë, i cili nuk qëndron në qetësi, po gjithnjë në mënyrë konstante i ndryshëm: kështu, veçantia përmban në vetvete Universalitetin si Negativitetin e saj. –“Ndarja dhe unifikimi janë e njëjta gjë sipas së njëjtës e së vetmes lidhje”.

Në një lidhje të vetme e të njëjtë, pra në kohë gjendet menjëherë e Kundërta absolute e asaj që del si e qenësishme.

Në hapësirë, përkundrazi , momentet nuk dalin si të qenësishme, po në të lindin një qenie të veçantë, lëvizjen dhe kontradiktën e saj.

Sipas Aristotelit , për këtë, Identiteti intelektiv nuk është aspak parim: për të Identeti dhe Jo-identeti janë identikë.

Në fakt, koha është:

a) e Tanishmja si thjesht e tashme;
b) e shkuara dhe e ardhmja si të ndryshme nga e Tanishmja, por edhe si domosdoshmërisht të lidhura (e Tanishmja nuk ekziston jashtë Para dhe Pasl ato janë perceptime), pra,
y) të unifikuara në të Tanishmen, në Kufirin (e Tanishmja është unifikimi dhe dallimi i tyre).

(Shkëputur nga libri “Aristoteli” i Georg Vilhelm Fridrih Hegel )

Përkthyen : Ajsela Koka dhe Dritan Koka

Përgatiti: ObserverKult


Lexo edhe:

MËSUESI ËSHTË AI QË TË HAP DERËN, NË TË CILËN TI DUHET TË HYSH VET…

ObserverKult ju sjell thënie të zgjedhura për mësimdhënien, mësuesin e arsimimin:

“Ata që dinë, bëjnë. Ata që kuptojnë, japin mësim.” (Aristoteli)

“Unë kurrë nuk i mësoj nxënësit e mi; Unë vetëm përpiqem të siguroj kushtet në të cilat ata mund të mësojnë.” (Albert Ajnshtajni)

“Edukimi nuk është mbushja e një gotë bosh, por ndezja e zjarrit”. (W.B. Yeats)

“Unë nuk mund t’i mësoj askujt asgjë, unë vetëm mund t’i bëjë ata të mendojnë.” (Sokrati)

“Unë nuk mund të jem mësues, pa e njohur vetveten.” (Paulo Freire)

“Mësuesi i vërtetë mbron nxënësit e tij kundër ndikimit të tij personal.” (Amos Bronson Alcott)

“Në një shoqëri krejtësisht racionale, më të mirët do të ishin mësues dhe pjesa tjetër prej nesh do të duhej të vendoste për diçka tjetër”. (Lee Iacocca)

“Mësuesi jo i mirë, thjesht tregon. Mësuesi i mirë shpjegon. Mësuesi profesionist inspiron.” (William Arthur Ward)

“Mësuesit më të mirë janë ata që ndryshojnë mendim.” (Terry Heick)

“Mësuesi i mirë është si qiriri – konsumon veten për t’i ndriçuar rrugën të tjerëve.” (Mustafa Kemal Atatürk)

“Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë“ (Konfuci)

“Një mësues i mirë është si një qiri: Ai konsumon vetveten për t`ua ndriçuar rrugën të tjerëve.” (Anonime)

“Mësuesi prek përjetësinë. Kurrë nuk mund të thuhet se ku përfundon influenca e tij“. (Henry Adams)

“Mësuesi është përhapësi i dritës“ (Luigj Gurakuqi)

“Secila fjalë që flet mësuesi duhet të jetë mësim; secili hap që bën ai duhet të jetë shembull i mirë“ (Jean-Baptiste de La Salle)

“Shkolla vlen aq sa vlen arsimtari i saj“ (Fridrih Adolf Vilhelm Disterveg)

“Mësuesit më të mirë mësojnë nga zemra e jo nga libri“ (Anonime)

“Kush guxon të japë mësim, kurrë nuk duhet të pushojë së mësuari“. (John Cotton Dana)

“Mësuesi është ai që të hap derën, në të cilën ti duhet të hysh vet.” (Kineze)

“Është arti suprem i mësuesit, të ngjallë kënaqësi në shprehjen kreative dhe dituri”. (Ajnshtajn)

“Mësuesi gjithmonë fillon me gjetje gabimesh. Por nxënësi shikon merita pozitive në gjithçka”. (George Vilhelm Fredrih Hegel)

“Teknologjia është vetëm mjet. Për të bërë që fëmijët të punojnë së bashku dhe të motivohen, mësuesi është më i rëndësishmi”. (Bill Gates)

“Mësimdhënia nuk është një art i humbur, por respektimi i saj është një traditë e humbur”. (Jacques Barzun)

“Mësimdhënia është forma më e lartë e të kuptuarit.” (Aristoteli)

“Mësimdhënia është profesioni ndoshta më i çmuar, më i dobishëm për bashkësinë dhe ka ndikim më të madh në lumturinë e përbashkët“- Etiene Cabe

“Një mësimdhënia e mirë ndahet në ¼ përgatitje dhe ¾ improvizim.” (Gail Goldwin)

“Armiku më i keq është mësuesi yt më i mirë.” (Buda)

Detyra e një mësimdhënësi është t’i mësojë nxënësve të njohin karakterin e tyre.” (Joseph Campbell)

“Arti i mësimdhënies është të dish të sugjerosh.” (Henri-Frédéric Amiel)

“Mësimdhënia demonstron që diçka është e mundur. Mësimi të ndihmon ta bësh të mundur për veten tënde.” (Paulo Coelho)

Thëniet e tjera mund t’i lexoni KËTU:

ObserverKult