Çfarë simbolizon festa e Krishtlindjeve!

Por përveç anës spirituale dhe fetare festa e krishtlindjeve vjen në mbarë botën si një nga festat më të bukura dhe më të pëlqyera nga të gjithë.

Festa e Krishtlindjeve është një nga kremtet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera. Ajo festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e Jezu Krishtit. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.

Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjeshtë simbolike, dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes se tij. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.

Dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes.

Por përveç anës spirituale dhe fetare festa e krishtlindjeve vjen në mbarë botën si një nga festat më të bukura dhe më të pëlqyera nga të gjithë.

Përgatitjet për këtë festë nisin javë përpara se vigjilja e 25 dhjetorit të shënojë edhe kulmin e festimeve. Dhurata, ushqime të shumëllojshme, e gjithë familja e mbledhur rreth tavolinës duke ndarë urime dhe mesazhet për vit më të mbarë e më të mirë.

Megjithatë bota katolike dhe ajo ortodokse duket se kanë disa ndryshime sa i përket riteve fetare. Besimtarët katolikë festojnë vigjiljen e krishtlindjeve gjatë mbrëmjes së datës 24 dhjetor ndërsa sa i përket besimtarëve ortodoksë ceremonia zhvillohet gjatë paradites së datës 25 dhjetor.

Pema e Krishtlindjes është një prani fikse në ditën e Krishtlindjes. Por, cila është historia e saj? Si lindi tradita e zbukurimit të pemës së Krishtlindjes?

Pastaj; cilët janë llojet e pemëve që përdoren, sa pemë shiten, cilët janë pemët më të larta, më të famshme, më të çuditshme në botë?

Duket se pema e parë e Krishtlindjes është përdorur në Letoni rreth vitit 1500. Por vetëm në vtitin 1841 princi Albert, bashkëshorti i Viktorias, futi në Angli zakonin e përdorimit të pemës së krishtlindjes si zbukurim.

Duke parë përdorimin e madh të këtij elementi dekorativ, ekzistojnë “ferma” të tëra, të cilat kultivojnë pemët e destinuara posaçërisht për festën e Krishtlindjes. Kompania e parë e këtij lloji u krijua në vitin 1901 në SHBA.

Por për çdo pemë të prerë, kultivohen mesatarisht tre të tjera. Pothuajse një milion pemë Krishtlindjesh hidhen në plehra çdo vit vetëm në Londër. As 10% nuk riciklohet.

Përdorimi i pemës së Krishtlindjes me dritat elektrike ishte një ide e Edward Johnson në vitin 1882, që ishte asistent i Thomas Edison.

Për sa i përket lartësisë, pema e Krishtlindjes më e lartë në botë është ajo e Vatikanit, në sheshin e Shën Pjetrit, me një gjatësi prej 30 metra./gazetashqip

ObserverKult


(Photo by Donald McKague/Michael Ochs Archives/Getty Images)

Lexo edhe:

MISTERI I SHTËPISË SË “VARFËR” KU LINDI MBRETËRESHA ELIZABET

Mbretëresha lindi më 21 prill 1926 në 17 Bruton Street në Mayfair, Londër. Jo në një pallat, shtëpi luksoze apo spital, por në një shtëpi në qytet. Në një ndër rrugicat e Londrës.

Prindërit e saj ishin zhvendosur në shtëpinë që i përkiste gjyshërve të saj skocezë, vetëm disa javë para lindjes së mbretëreshës. Në familjen mbretërore asokohe gjërat nuk shkonin mirë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


Nazim Hikmet
Nazim Hikmet

NAZIM HIKMET: VAJZË E VOGËL NGA HIROSHIMA

Poezi nga Nazim Hikmet

Hapmani derën, jam unë…
trokas në derën e të gjitha shkallëve
por askush s’më sheh
sepse fëmijët e vdekur, askush s’arrin t’i shohë.

Jam nga Hiroshima dhe atje kam vdekur
shumë vite më parë. Shumë vite do të kalojnë.
Isha shtatë vjeçe, atëherë: edhe tani jam po aq,
sepse fëmijët e vdekur nuk bëhen të mëdhenj.

Kisha flokët të shndritshëm, zjarri m’i përzhiti,
Kisha sy të bukur, të kthjellët, zjarri m’i qelqoi.
Një grusht hi, kjo jam unë tani
sepse hirin pastaj e shpërndau era.

Hapmani derën; ju lutem, jo për mua
Sepse mua nuk më duhet më as bukë as oriz:
nuk kërkoj më as edhe sheqer:
një fëmije të djegur si një gjethe e thatë s’i duhet më.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult