Është botuar dje në Fletoren Zyrtare vendimi i qeverisë së Shqipërisë e cila ka miratuar dhënien e pensionit të posaçëm shtetëror për 15 personalitete në fusha të ndryshme të artit e sportit.
Lidhur me këtë ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, kompozitori i njohur Spartak Tili, i cili nuk bën pjesë tek kjo listë.
Kompozitori Tili ka njoftuar se ka 12 vite që dosja e tij qëndron në tavolinën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, lidhur me këtë çështje por ajo kërkesë ka rënë në ‘vesh të shurdhër”.
Madje aq shumë kohë ka kaluar saqë sipas Tilit me gjasë edhe mendojnë se e merr ai këtë pension.
Më tej kompozitori i njohur ka sugjeruar njerëzit kompetentë që të ndërmarrin një vendim që kompozitorët profesionistë të verësohen për kontributin e tyre pasi që vitet po ikin.
Statusi i plotë i Spartak Tilit, pa ndërhyrje:
I akorduan dhe pensionet e veçanta. Nuk e di kush mori, t’i gëzojne ATA që morën. Po Ju shkruaj dy rreshta i nisur NGA ngritja e problemit në rrjetet sociale, nga miq dhe dashamirës të muzikës që duan të dine PSE-në e mosdhënies të pensionit të veçantë disa prej kompozitorëve shqiptarë, ndër të cilët bëj pjesë edhe unë.
E Kam ngritur edhe herë tjetër këtë problem, pasi dosja ime ka 12 vjet që qëndron në tavolinën e zotit Kryeministër.
Tani po ndodhin çudira… Mbase kujtojnë se ma kanë dhëne se kanë kaluar shumë vite….
Po me sa kuptoj, nuk na japin pensionin e veçantë se i kemi rrënjet e kontributeve tona këtu e 50 vjet përpara. Këto partitë moderne sot, ngatërrohen, nuk dinë ku të na futin, nuk ma merr mendja se ka të bëjë me preferenca partiake se unë i takoj vetëm popullit Tim.
Muzika ime dhe e kolegëve të mi, e ekzekutuar dhe e vlerësuar tingëllon Shqip.
Vallë ka vend dhe për Neve me ndryshimet që ka pësuar sistemi i vipave!?!?
Vitet ikin zoti Kryeministër. Vlerësoni kompozitorët profesionistë,kontributin e tyre në vite.
Jepini Cezarit atë që i takon.
Spartak Tili
Kompozitor
“Mjeshtër i Madh
ObserverKult
Lexo edhe:
WHITMAN: O KAPITEN, KAPITENI IM!
O kapiten, kapiteni im!, poezi nga WALT WHITMAN, në nderim të presidentit amerikan, Abraham Linkoln
O kapiten, kapiteni im! Udhëtimin e mundimshëm e mbaruam,
Anija qëndron përmbi valë, çfarë donim e fituam.
Porti është pranë, kambanat bien, njerëzit të ngazëllyer
Me sy ndjekin kiçin, anijen e zymtë e guximtare.
Por zemër, oh zemër, zemër
Që gjak pikon
Kur kapiteni im, në kuvertë,
Shtrihet i ftohtë, pa jetë.
O kapiten, kapiteni im, ngrihu dhe kambanat dëgjo,
Zgjohu! Për ty flamuri valëvitet,
Për ty trumbetat bien,
Me kurora dhe buqeta në breg njerëz janë mbledhur,
Për ty thërrasin:
O kapiten, i dashur atë!
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult