Leon Lekaj: Nanë, po vij me ta puthë vendin që s’je ma…

Poezi nga Leon Lekaj

Kjo rrugë e heshtun, e gjatë
shkretue prej burgjeve shtufë të fjalës
zhytet pa pra në zgavrën e parzmit tim
Si nji truall dehun dhimbjesh.
Andej dritares, ku përgjumen kanatet e territ
shkundin krah’t e tyne t’lodhun
Ofshamat melankolike të netve t’ gjata
Kur endesha bebzave të tua
Si nji dritë hyjnore.

Tash udhëtoj, e thirrjen tande prek
N’semaforët kryqëzuem nga pesha e dritës
E kjo dorë e dëshpërueme që dridhet 
si tingull violonçeli i vetmuem
Pushton mjekrën
Ku mblidhet tanë dhimba e ujshme
E rrin zgjue bisha e pafuqishme e trishtimit
Që me za të shuem thrret:

Më prit me krahapë Nanë!
Po vij me puthë vendin që s’je ma.

*titulli i origjinalit “Nanës”

ObserverKult


Lexo edhe:

ROMANI SHQIPTAR NË PËRGJITHËSI DHE “MURANA” E LEON LEKAJT NË VEÇANTI

Nga Gjergj Jozef Kola

1.

Me shkru nji roman nuk do me thanë me ecë mbi gjurmët në ranishten e të tjerëve, porse me hapë ranishten me gjurmët tueja.

Me shkru roman nuk të duhet as standardi e as rotacismi i ranishtes me e u ba rërishte.

Me shkru roman të duhet thjesht e mirë: me pasë stil.

Mbi 90% e romaneve shqiptare nuk kanë stil e as frymë, kanë vetëm atë që gjuha standarde si artific u ka dhanë atyne në ndjekje të papagallit të famshëm të Markezit, që i then qafën mjekut Juvenal Urbino në romanin e famshëm „Dashunia në kohën e kolerës“,  shpejt e shkurt, që në fillim e deri në fund…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU