Frida Kahlo: Nëse duhet të t’i kërkoj unë ty këto gjëra, atëherë fare nuk i dua…

frida kahlo

Nga Frida Kahlo

“Nuk të kërkoj që të më puthësh, as që të më kërkosh falje kur të mendoj se ke gabuar ose më ke lënduar. As të kërkoj të më përqafosh kur më tepër të kem nevojë, ose që të më nxjerrësh për darkë ditën e përvjetorit tonë. Nuk të kërkoj t’i biem botës përqark, të kemi përvoja të panumërta, aq më pak nuk të kërkoj të ma shtrëngosh dorën në mes të qytetit.

Nuk të kërkoj të më thuash sa e bukur jam, edhe nëse më gënjen, as të më shkruash diçka të bukur ndoshta. Nuk të kërkoj të shfaqesh në derën time me një trëndafil siç unë dua. Fare nuk të kërkoj të më tregosh si kaloi nata jote, as që të më thuash se të mungoj.

Nuk të kërkoj të më bësh të qesh ndonjëherë, as të bësh leshkon me mua kur jam përtokë shpirtërisht, sigurisht nuk të kërkoj t’i mbështesësh vendimet e mia. Fare nuk kërkoj të më dëgjosh kur mijëra gjëra dua të t’i rrëfej. Nuk të kërkoj asgjë të bësh, as të rrish pranë meje përherë. Ngaqë nëse duhet të t’i kërkoj unë ty këto gjëra, atëherë fare nuk i dua”.

*Marrë nga profili në Facebook i Elvi Sidherit

Frida Kahlo

Lexo edhe:

MARSEL LELA: DIÇKA ME RËNDËSI

Do të them diçka me rëndësi thelbësore,
diçka të kthjellët si “a kemi bukë për sonte?”
Diçka të thjeshtë si qumështi që gufon mbi zjarr,
të pastër si gjumi i tim biri.
Do të them diçka, mik, që e di veç fara e grurit
që për të jetuar i duhet më parë të vdesë.
Diçka të mundimshme si muzika e shkruar në letër,
si gozhdët në shputat e Krishtit.
Diçka të tmerrshme si kënga e korbit..

Poezinë e plotë e gjeni KËTU