“Dita Natë, Nata Vjet”, ekspozita e parë për sivjet në Galerinë Kombëtare të Kosovës, hapet më 19 janar

Galeria Kombëtare e Kosovës do të nisë programin vjetor me ekspozitën “Dita Natë, Nata Vjet” e kolektivit Haveit, kuruar nga Lulzim Zeqiri.

“Dita Natë, Nata Vjet” si qasje konceptuale synon të hulumtojë më thellë natyrën e njeriut në kohë dhe në hapësirë të caktuar.

E kjo fillimisht e frymëzuar nga e kaluara e afërt e cila ruan kujtime të fuqishme të cilat në narrativën vizuale marrin një formë gjuhe univerzale, duke u nisur nga tregime personale.

Ideja bazë e këtij instalacioni përqendrohet në trajtimin artistik të gjendjeve të caktuara fizike të trupit, konkretisht momentet e gjumit dhe aspektin e tij psikologjik, akoma të panjohur plotësisht, ëndërrimin.

Ndryshe kjo ekspozitë do të shfaqet me datë 19 janar deri më 20 shkurt duke filluar nga ora 19:00.

ObserverKult  


charles bukowski nëse, poesi observerkult
Charles Bukowski

Lexo edhe:

CHARLES BUKOWSKI: UA KAM BËRË DO FORA

Poezi nga Charles Bukowski

pothuajse ç’prej se merrem me shkrime
me dekada të tëra
nuk m’u kanë nda
thashethemexhinjtë dhe përgojuesit
të cilët deklaronin
përditë
përjavë
përvit
se
më nuk mund të shkruaj
se tash kam rrëshqitur
dhe kam
rënë.

që në fillim kur zura të shkruaj
kishte shumë ankesa mbi
përmbajtjen e
poezive dhe tregimeve të mia.
“kujt ia ndien mbi jetën e përvuajtur e një
kloshari pijanec?
a është kjo e tëra mbi të cilën ai mund të shkruajë,
mbi kurvat dhe vjelljen?”

ndërsa tash
pakënaqësia e tyre është:
“kujt ia ndien mbi jetën e një
kloshari të
pasur?
pse nuk shkruan më mbi
kurvat dhe
vjelljen?”

Akademikët më konsiderojnë
të pagdhendur
ndërsa unë nuk jam shoqëruar me shumicën e
tyre.

ata pak njerëz që i njoh mirë nuk kanë lidhje
me poezi.

po ashtu ka pasur zili-urrejtje
te një pjesë e
bashkëshkrimtarëve
ama këtë e konsideroj si
një nga arritjet e mia më të
shkëlqyera.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult