Konkursi i njohur i fotografisë, imazhet fituese të vitit që të lënë “pa frymë”

Konkursi i fotografit më të mirë të vitit kushtuar fotografisë makro dhe mikro, ka përzgjedhur fituesit e këtij viti nga afro 12.000 aplikime nga 67 vende të botës.

Themeluar në vitin 2018 nga fotoreporterët Tracy dhe Dan Calder, Fotografia e Vitit makro dhe mikro është një konkurs vjetor që bëhet në bashkëpunim me Affinity Photo.

Fotografët konkurruan në 11 kategori ndër të cilat Kafshët, Insektet, Fluturat dhe Pilivesa, Portret jovertebror, Fotografite nënujore, Bimët, Kërpudhat, Peizazhi intim, dhe mikro, Për imazhet e krijuara duke përdorur një mikroskop.

Fotografi hungarez Csaba Daróczi është vlerësuar me titullin Fotograf i Vitit për fotografinë e tij magjepsëse të një zogu euroaziatik në fluturim, e shkrepur nga zgavra e trungut të një peme.

“E ftuara e dasmës” nga Csaba Daróczi u krijua në një dasëm në Hungari kur dritat e sallës tërhoqën shumë insekte për të pushuar në dritare.

Vendin e parë në kategorinë insekte e fitoi ‘Sekretimi i acidit të milingonave të drurit’ nga René Krekels e shkrepur kur milingonat e drurit spërkasin acid ndaj fotografes për të mbrojtur folenë e tyre.

‘Nëntoke’ sërish nga Csaba Daróczi fitoi Vendin e parë për kategorinë peizazhi intim, fotoja u shkrep në një kanal të vogël pranë në Hungari, ku vjollcat e ujit lulëzojne në një numër të madh.

‘Bari i plazhit’ nga Gerhard Vlcek është imazhi që tregon një seksion kryq 30 mm të barit të plazhit i njollosur me Auramin O dhe Safran dhe i parë nën ngacmimin blu fluoreshent. Fotografia u vlerësua me çmimin e parë në kategorinë Micro.

“Reflektimi” nga Ria Bloemendaal fotografi e shkrepur në Kopshtin Botanik Trompenburg në Roterdam, fitoi çmimin e parë në kategorinë Bimët.

‘’Koha e ëndrrave‘’ nga Simon Theuma Ashtu e cila kap marrëdhënien midis një karkaleci komensal dhe një ylli deti mozaik. Fotografia fitoi çmimin e parë për kategorinë e imazheve nënujore.

“Kurora e Akullit” nga Barry Webbu u krijua kur ngrica kishte formuar një formë kurore në majë të një kërpudhe.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU: /Euronews.al

ObserverKult


ibrahimrugova refuzimi estetik

Lexo edhe:

IBRAHIM RUGOVA: NUK MUND TË MERREM ME LETËRSI, KUR SHOH SE NËPËR RRUGË VDESIN NJERËZIT E MI

Janë bërë 18 vjet nga vdekja e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ibrahim Rugova udhëhoqi popullin e Kosovës në momentet e rënda para dhe pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë. Gjatë studimeve postdiplomike në Francë, ka qenë student i një prej filozofëve më të mëdhenj të shekullit XX, Roland Barthes. Shquhej jo vetëm për rezistencën paqësore kundër Serbisë po edhe për diskurs paqësor politik.

Më poshtë ju sjellim disa prej thënieve të tij:

– Arti është si jeta, secili e gjen kuptimin e tij për vete.

– Kosova është një vend i vogël, por ajo gjithashtu ka shumë pasuri që janë dhënë për ne nga Perëndia.

Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:


MIGJENI: PAK DRITË! PAK DRITË, O SHOK, O VLLA…

Migjeni: Pak dritë

Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla.
Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen,
kur të dhemb e s’di ç’të dhemb, e syni gjum nuk ka,
urren nuk din ç’urren, don e s’din se ç’don.
Pak dritë! O burrë! O hero’ ngado që të jesh.
Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish!
Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh,
se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë.
Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun!
Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate
ta shkruejshe kushtrimin… Ehu burrë i tretun
Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate.
Por pishë nuk kam e vetëm janë burrat, shokët…
Dergjem n’errsin pa gjumë dhe pa dritë…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult