Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u prezantuan revistat “Iliria” dhe “Monumentet” e vitit 2024.
Veprimtaria e organizuar nga komisioni i historisë dhe arkeologjisë paraqiti rezultatet shkencore të botuara në këto dy revista gjatë vitit 2023 në të cilat janë trajtuar edhe probleme të arkeologjisë dhe restaurimit të siteve arkeologjike.
Arkeologu Neritan Ceka theksoi edhe abuzimet e deritanishme që janë bërë me site të rëndësishme të arkeologjisë, si në rastin e Bylisit.
Takimi në praninë e akademikëve nga Shqipëria e Kosova dhe studiuesve të instituteve albanologjike vuri theksin tek studimi shkencor i projekteve për zbulimin, ruajtjen dhe restaurimin e monumenteve.
Arkeologu Neritan Ceka dhe Gëzim Hoxha vunë theksin në krijimin e një klime bashkëpunimi ndërmjet studiuesve të Institutit të Arkeologjisë dhe atyre të Institutit të monumenteve, si dhe të pjesëmarrjes në projekte të përbashkëta sivjet e për vitet e ardhshme, duke vënë në shërbim edhe një informacion më të pasur shkencor në këto revista.
Videon e plotë mund ta shikoni KËTU:/ Top Channel
ObserverKult
Lexo edhe:
CHARLES BUKOWSKI: KU KISHA PËRFUNDUAR?
Poezi nga Charles Bukowski
nuk e dija nga vija
apo ku isha duke shkuar.
kisha humbur.
e gjeja veten ulur
në porta të huaja
për orë të tëra
pa menduar
pa lëvizur
derisa të më thoshin
të largohesha prej aty.
nuk dua të them se isha
i marrë
apo i pamend.
ajo çka dua të them është
që s’kisha interesa.
s’më bëhej vonë fare
nëse përpiqeshit
të më vrisnit.
s’do t’ju kisha ndalur.
po jetoja një ekzistencë
që s’do të thoshte asgjë
për mua.
gjeja vende ku rrija
dhoma me qira, bare, burgje
gjumi dhe moskokëçarja
ngjanin të vetmet
mundësira
pjesa tjetër dukej
e mohuar nga ndjesia.
njëherë mbeta gjithë natën
duke vështruar Misisipin.
nuk e di pse.
lumi rridhte aty
bri meje
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult