Celine Dionin nuk e ndalon sëmundja, ja çka do të sjell për adhuruesit e saj

Jeta e këngëtares me zërin  e veçantë, Celine Dion nuk ka qenë fare e lehtë kohëve të fundit, për shkak të sëmundjes së rrallë që ka të bëjë me një çrregullim neurologjik.

Por rrugëtimin e saj me këtë sëmundje ajo do ta mbledhë me një dokumentar, me shpresë që shumë shpejt do t’i rikthehet jetës në skenë.

Dokumentari do të mbajë titullin “I am: Celine Dion”.

“Kohët e fundit ballafaqimi me sëmundjen ka qenë një sfidë për mua. Rrugëtimi prej momentit të zbulimit të sëmundjes, pastaj mësimit se si të jetoj dhe menaxhoj këtë sëmundje, por jo ta lejoj që të më mund…”, ka shkruar ajo në Instagram, së fundmi.

“Ndërsa rruga për rifillimin e karrierës sime vazhdon, e kam kuptuar se sa shumë po më mungojnë fansat e mi”, ka shkruar më tej ajo.

Krejt kjo iniciativë e saj për këtë dokumentar përveç sfidave me të cilat po përballet ajo ka edhe një arsye shumë të fortë për të cilën dëshiron ta realizojë dhe publikojë.

“Kam dashur ta dokumentojë këtë pjesë, t’u ndihmojë krejt atyre që po ashtu janë diagnostifikuar me këtë diagnozë se si ta kalojnë”, ka shtuar më tej Dion.

Në dhjetor të vitit 2022, ajo kishte marrë disa ditë pushim për të pushuar dhe kujdesur për shëndetin sepse sëmundja të cilën e kishte zbuluar nuk e lejonte të këndonte ashtu siç ishte mësuar ajo.

Sëmundja me të cilën po përballet Dion është një sindromë i rrallë që i prek trurin dhe palcën kurrizore, bën me dije Instituti Neurologjik.

“Ajo po bënë çdo gjë që të rekuperohet”, ka thënë motra e Celin, Claudette.

Bazuar në sinopsisin zyrtar të dokumentarit, “I am: Celine Dion”, do të ju mundësohet shikuesve që të shohin jetën e saj dhe ballafaqimin me sëmundjen (SPS) dhe kohën që duhet të ballafaqohet me sfidat…”.

Tutje, në këtë dokumentar do të shihet jeta e paparë private e Celine, përgjatë kohës që ishte me sëmundjen, ndërsa doktori do të tregojë ballafaqimin e këngëtares legjendare me sëmundjen.

Dokumentari “I am: Celine Dion” është drejtuar nga fituesi i Oscar, Irene Taylor dhe do të transmetohet në Prime Video./ cnn

ObserverKult  


xhevahir spahiu
Xhevahir Spahiu

Lexo edhe:

XHEVAHIR SPAHIU: BËJ TË VDES E NUK VDES DOT….

Bëj të vdes nën një ulli,
bëj të vdes e nuk vdes dot
nga malli i së bukurës.

Ajo re që shkon në qiell
m’i bën hije zemrës sime.
Ma zbardh jetën dhe shtëpinë
syri i së bukurës.

Bëj të vdes e nuk vdes dot,
s’më lë gjaku të shoh larg.
O ulli, më merr nën një rrënjë,
bukuri e saj, një gjëmë!

Dhe ulliri degët zgjat
të më fshijë nga sytë gjakun.

Bëj të vdes e nuk vdes dot.
Do të ngrihem të marr shpatën,
do të ngrihem të kap shatën,
të mbjell dhjetë rrënjë ullinj.
siç tha Gjergji, ati ynë.

Dheun unë e ajo biskun,
sikur mban një rreze drite.
Dhe pastaj e diel e dasmës
nëpër gjurmët e ullinjve.

Vallë vjen e diela kurrë?

Ah sikur të më harrojë
vdekja, siç harron ullirin
                         …ah, sikur…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult