Linda Kazani është një ndër sopranot shqiptare me famë ndërkombëtare. E ftuar në “Pas Mesnate”, ajo ka deklaruar se për 30 vite ka prekur skenat e botës, ndërkohë i kanë munguar ftesat nga Shqipëria.
Linda ka ndarë emocionet dhe momentin kur shkeli për herë të parë në një skenë shqiptare në 2014, duke e konsideruar një ëndërr.
“Skena e operas për mua është ai ylli që kam dashur ta arrijë që fëmijë. Kur mbarova studimet këtu, nuk pata mundësi që të punësohem në Opera dhe si shumë të tjerë të brezit tim vendosa të largohem. Fitova bursën e DAD-së në Gjermani, ku studiova pastaj masterin.
Jam rikthyer për herë të parë në 2014 në skenën e Operas dhe ishte një emocion shumë i veçantë. Kemi qenë një grup sopranosh që i kanë munguar skenës.
Nuk kam pasur ftesa më herët. Iliri më ftoi për herë të parë në 2014 për të performuar. Pastaj vazhduam me një tjetër produksion tjetër më 2016 ku punova Xhildën me Nikolin Gurakuqin dhe në 2017 më thirri drejtoresha Zana Çela për “Mbetëreshën e Natës”.
Unë çdo gjë e kam bërë me shpatullat e mia dhe në shkollë nuk isha vajzë artistësh. Më kanë shtyrë të punojë sepse vij nga një familje intelektualësh, por jo muzikantësh”, u shpreh artistja.
Videon e plotë mund ta lexoni KËTU:/abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
REQUIEM PËR BEKIM LUMIN, SONTE NË FESTIVALIN POETIK TË PRISHTINËS
Sonte, nata e tretë e Festivalit Poetik të Prishtinës, do të jetë e dedikuar për Bekim Lumin, njërin ndër regjisorët më të vlerësuar në fushën e teatrit në Kosovë dhe më gjerë. Bekim Lumi u nda nga jeta në vitin 2018.
Nga ora 18:00 deri në orën 21:00 në Termokiss, familjarë e miq, dhe të gjithë të pranishmit do të kenë mundësi ta shohin programin e përgatitur për Lumin. Mbrëmja do të fillojë me video-poezinë “Vdekja e Aktorit” e interpretuar nga Afrim Muçaj.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
CIKËL POETIK NGA DONIKA DABISHEVCI: IK DIELL, SHKO!
Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Donika Dabishevci.
Ik diell I
Fole nji fjalë burrë
pashë ata sy tu,
shkrepe t’shkretën,
t’fundmen fjalë me mu
e ik i qeshun – kënaqu!
Monstër!
Digjmë…!
Le t’më diftohet e sotmja,
ti dritë tuj ba
e unë tuj tu gjunjëzu,
veç për nji fjalë burri
për nji fjalë me mu.
Shkrepe t’shkretën
gjuhëvrazhdë,
shkrumom e ik!
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult