Të dish moshën e dikujt s’ka pikën e rëndësisë, andaj mos e pyesni kurrë dikë: “Sa vjet i ke?”

E pyeti: Sa vjeçe je?
– E do me moshën e mendjes apo të trupit?
– Të mendjes.
– Mendja nuk matet me moshë!
– Atëherë me të trupit.
– Trupi nuk e tregon kurrë moshën e vërtetë.

I hutuar e pyeti sërish: Epo mirë, sa ke jetuar deri tani?
– E do me rrahje zemre apo me shifra?
– Me shifra
– Shifrat janë një ligj që nuk njihet në territorin e zemrës dhe zemra është froni i trupit.
– Atëherë ma thuaj me rrahje zemre.
– Rrahja e trishtimit matet me shekuj, kurse rrahja e gazit me sekonda. Po të më vinin ndërmend çastet e gëzimit do të jepja një numër të përafërt.
– Po mirë, por si ta di sa vjeçe je?
– Të dish moshën e dikujt s’ka pikën e rëndësisë. Më mirë hiq dorë nga kjo…

Dashuria e vërtetë është kur në rrugën e njerëzve të dashur të mbjellësh një trëndafil të kuq në imagjinatën e tyre një histori të bukur dhe në zemrën e tyre një puls të sinqertë pa pritur shpërblim./(Anonime arabe)

  • Përktheu: Elmaz Fida

ObserverKult


Lexo edhe:

ALAIN BOSQUET: DIALOG TË DASHURUARISH

Poezi nga Alain Bosquet

I them: “Cili është emri juaj?”
Ajo përgjigjet: “Si të të pëlqejë.”
I them: “Të zgjedhim p.sh. Karolë?”
Ajo: “Për momentin, po e pranoj”.
I them: “Jini vetëm?”
Ndërsa ajo: “Sigurisht, jam me ju”.
I them: “A mund të dashurohemi?”
Ajo: “Dëshira juaj i ka të gjithë të drejtat”
I them: “Cilët janë burrat tuaj?”
Ndërsa ajo: “Njerëzit e kazinosë, industrialistë, mjeshtra noti.”
I them: “Po preferencat tuaja?”
Ajo: “Ata që janë të trishtë, por jo dhe aq”.
I them: “A shkojmë të hamë bashkë?”

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult