Piktori dhe “Artisti i Merituar”, Zef Shoshi ka treguar se gjatë karrierës së tij shumëvjeçare ka pikturuar dhe liderin komunist Enver Hoxha.
I ftuar në “Pas Mesnate”, ai ka ndarë emocionet e atij momenti, duke thënë se për realizimin e portretit ka pasur ankth, madje i dolën dhe disa puçrra.
Shoshi tha se portretin e diktatorit e pa Ramiz Alia, i cili përpos ndonjë vërejtje të vogël, e vlerësoi.
“Im atë ka punuar në bankë dhe kishte sjellë nja dy fotografi me Enver Hoxhën. Prej saj, unë bëra një vizatim në karbon, që doli i mirë dhe i bukur, doli shpejt. Pastaj vendosa për ta realizuar.
Por për ta realizuar me ngjyra ka pasur probleme më të komplikuara, më të thelluara. Ka qenë si më e lodhshme për ta realizuar, aq sa kam pasur dhe disa shqetësime kështu. Më dolën disa puçrra nga shqetësimi, nga preokupimi. Pastaj gradualisht doli portreti dhe u realizua.
Në atë kohë, pati ardhur Ramiz Alia këtu për t’i parë dhe portretin. Ai e vlerësoi, bëri ndonjë vërejtje të vogël dhe pastaj u ekspozua në ekspozita. E kam përjetuar me ankth, realizimin e portretit të diktatorit. Ishte një portret që kërkonte përgjegjësi.
Nuk ka pozuar për mua Enver Hoxha, vetëm e kam skicuar në distancë në vizitat që shkonte në jug në Dropull, në Korçë dhe në Ksamil. I kam bërë disa vizatime nga natyra kur fliste me popullin”, tha ai.
Videon e plotë mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
ROVENA DILO: SHOQËRIA SHQIPTARE ËSHTË SHUMË E SHTIRUR, NË GREQI JANË MË TË SINQERTË…
Shoqëria shqiptare është një shoqëri shumë e shtirur”. Kështu u shpreh këngëtarja e njohur Rovena Dilo në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ndërsa tha se në ekranet shqiptare mungon sinqeriteti.
Sipas artistes, publiku është shumë i zgjuar dhe e kupton kur diçka që shikojnë nuk është e vërtetë.
– Çfarë të shqetëson ty Rovena më tepër, në shoqërinë shqiptare?
Rovena Dilo: Shiko, mua në përgjithësi Rudina… shoqëria shqiptare është një shoqëri shumë e shtirur. Më fal që po e them. Unë do të doja të ishte shoqëria më e hapur, më e sinqertë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult