Sabiha Kasimati- shkencëtarja e parë shqiptare, u ekzekutua nga regjimi komunist

Sabiha Kasimati

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” e ka përkujtuar biologen dhe shkencëtaren e mirënjohur shqiptare, Sabiha Kasimati e cila lindi me 15 shtator 1912 dhe vdiq me 26 shkurt 1951.

Sabiha Kasimati lindi në qytetin e Edirnesë, në Turqi. Me kthimin e familjes në Shqipëri, ajo u shkollua në Liceun Francez të Korçës, dhe në sajë të rezultateve të mira, iu akordua nga shteti një bursë në Universitetin e Torinos, në Fakultetin e Shkencave Biologjike.

Sabiha Kasimati përfundoi studimet doktorale në vitin 1941 me rezultate maksimale në fushën e iktiologjisë. Po atë vit u kthye në Shqipëri për të dhënë kontributin në shkencë dhe në arsim.

Në vitin 1943 vendoset si punonjëse shkencore në bërthamën e parë akademike me emrin Instituti Mbretëror i Studimeve Shqiptare.

Por, për shkak të problemeve shëndetësore, ajo do të shkonte në Itali për kurim, nga ku do të kthehej në vitin 1945. Me vendosjen e diktaturës, fillimisht u punësua pranë Institutit të Shkencave, ku iu përkushtua sërish fushës së iktiologjisë.

Në vitin 1948 përfundoi studimin mbi peshqit në ujërat shqiptare. Por ky studim do të botohej në vitin 1955 nën emrin e rusit Anatoli Poljakov dhe dy fillestarëve në fushën e iktiologjisë, Ndoc Rakaj dhe Ndoc Filipi.

Duke parë zhvillimet politike në vend, Sabiha Kasimati shfaqi pakënaqësitë e saj mbi qeverisjen e shtetit komunist. Për këtë arsye ajo filloi të përndiqej nga Sigurimi i Shtetit. Emri i saj u lidh me shpërthimin në Ambasadën Sovjetike dhe u akuzua për pjesëmarrje në organizata terroriste e bashkëpunim me agjentura të huaja, akuza të cilat ajo nuk do t’i pranonte asnjëherë.

Pak ditë pas ngjarjes në ambasadë, u pushkatua më 26 shkurt 1951 së bashku me 21 intelektualë të tjerë.

Në vitin 2011, vit i cili përkoi me 60-vjetorin e vrasjes së saj, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, e nderoi Sabiha Kasimatin me titullin “Nderi i Kombit”.

Muzeu “Shtëpia me gjethe” kujton se, në Shqipëri, gjatë periudhës së diktaturës (me një popullsi prej një milion banorësh më 1945 dhe prej 3 milionësh afërsisht më 1990) janë burgosur për motive politike rreth 18000 vetë, nga të cilët gati 8000 gra.

Ndërsa janë ekzekutuar me ose pa gjyq për motive politike mbi 6000 vetë, prej tyre 450 gra.

ObserverKult


curtis

Lexo edhe:

CIKËL POEZISH NGA CURTIS BAUER: SELFI AMERIKAN

Ju ftojmë të lexoni një cikël të gjedhur poezish të poetit amerikan Curtis Bauer sjell në shqip nga Vlora Konushevci.*

Kthim tek nji moment

Asgja prej këtyre gjanave nuk t’ befason ma,
apo jo? S’jam i sigurt që e di këtë punë,
iu përgjigja vetes.
Ose mendoj se e bana.
duhet ta kisha ba.

Nji mik më tha me përqafu
çorientimi tem këtu, me
u shoqnu me të me jetu në të, me ba
praktikë t’përditshme, si ecjen,
ose kafen.

Kam ecë nëpër këtë qytet
panumër herë këta pesë muajt e fundit.

Para disa muajve, nuk kam mujt
me dallu Bulnes nga Pueyrredón,
as prostitutat nga fqinjët në Kordobë.

Poezitë e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult