Përderisa në Evropë vazhdojnë thirrjet për ndalimin e Izraelit në Eurovizion 2024, thuhet se kënga e dytë e paraqitur nga qeveria e Tel Avivit për këtë garë u refuzua sepse përmbante mesazh politik, transmeton Anadolu.
Siç raporton faqja izraelite e lajmeve “Ynet”, në lajmin e bazuar në zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) anuloi këngën e dytë që Izraeli paraqiti për të marrë pjesë në garë.
Thuhet se kënga “Dance Forever”, si kënga e parë e paraqitur nga Izraeli në konkurs “October Rain”, i referohet sulmit të krahut ushtarak të Hamasit, Brigadave Izzeddin al-Qassam, më 7 tetor.
Në lajm u tha se kënga e dytë, ashtu si e para, u refuzua për shkak të përmbajtjes politike dhe se të dyja këngët u dërguan në garë së bashku. Në lajm thuhet se burime izraelite me njohuri për këtë çështje thanë se kërkimi i tyre për një zgjidhje me EBU-në vazhdon, por se janë “pesimist” për arritjen e një rezultati pozitiv.
Nga ana tjetër, në deklaratën e televizionit shtetëror izraelit KAN thuhet se ministri izraelit i Kulturës dhe Sportit, Miki Zohar ka kërkuar nga EBU që të miratojë këngën e parë që Izraeli ka paraqitur në garë.
Ndërsa dihet se vendet që dëshironin të merrnin pjesë në Eurovision Song Contest me këngë që përmbanin mesazhe politike ishin të ndaluara më parë, theksohet se EBU do të shqyrtonte këngën që Izraeli planifikonte të merrte pjesë në garë dhe do të vendosë për përshtatshmërinë e saj.
Pavarësisht kësaj, në deklaratën e bërë nga KAN, bëhet e ditur se nëse kënga izraelite që përmban mesazh politik refuzohet nga EBU, kënga nuk do të ndryshohet dhe Izraeli “nuk mund të marrë pjesë në garë”.
Presidenti izraelit, Isaac Herzog në deklaratën e tij mbi këtë temë tha: “Është e rëndësishme që Izraeli të marrë pjesë në Eurovizion, është gjithashtu e rëndësishme të jesh i zgjuar, jo vetëm të kesh të drejtë”.
Thirrje në Evropë për të përjashtuar Izraelin nga Eurovizioni
La Zarra, një këngëtare kanadeze me origjinë marokene që përfaqësoi Francën në Eurovizion 2023, bëri thirrje që Izraeli të ndalohej nga gara e këngës më 10 janar, duke thënë: “Fatkeqësisht, edhe një herë jemi përballë me masakra, gjenocid kundër popullit palestinez, sulme në Bregun Perëndimor dhe Liban”.
Në Suedi, 1.000 njerëz, përfshirë artistë dhe zyrtarë të industrisë muzikore, mblodhën nënshkrime më 10 janar dhe kërkuan që “Izraeli të ndalohej nga Eurovision Song Contest”. Artistët kishin kërkuar që Suedia të tërhiqej nga konkursi nëse nuk pengohej pjesëmarrja e Izraelit.
Partia e majtë ‘Podemos’, e cila ofron mbështetje të jashtme për qeverinë e koalicionit të krahut të majtë të pakicës spanjolle, bëri më 1 janar duke kërkuar që Izraeli të përjashtohej nga Eurovision Song Contest për shkak të sulmeve të tij kundër civilëve në Gaza.
Në disa vende si Irlanda, artistë dhe politikanë bëjnë thirrje që të parandalohet pjesëmarrja e Izraelit në Eurovizion.
Në Islandë, shoqata e muzikantëve bëri thirrje që transmetuesi kombëtar RUV të tërhiqej nga gara e Eurovizionit 2024 në dhjetor.
Sipas një sondazhi të zhvilluar nga Gallup të publikuar në transmetuesin kombëtar të Islandës RUV, gjysma e qytetarëve islandezë mendojnë se gara duhet bojkotuar./ Anadolu
ObserverKult
Lexo edhe:
CIKËL POETIK NGA ROBERT SHVARC: MOS MË LËNDO, SE TË KAM BESUAR SHUMË…
Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur nga Robert Shvarc.
Dhimbje dashurie
Dhe ja si gjithmonë, gjithnjë kur dashuroj,
në anijen tënde velat e lundrimit po ngrihen…kundroj
velat që rrëmbejnë në largësi të panjohura dashurinë time
e unë mbetem i vetëm, fshehurazi dëshiroj.
Më pas me një çmim të trefishtë paguaj ndarjen me ty,
netëve të gjata pa gjumë, në lot.
Ndaj mos më lëndo kur nga dritarja ikjen tënde ndjek…,
se si largohesh nga unë duke lënë acarin në shpirtin tim
dhe shpresën e pashpresë se do të takohemi sërish diku,
dikur një ditë…
Mos më lëndo, se të kam besuar shumë
në zjarrminë e fatit tim!
Mos më lëndo me dritën e qartë të syve të tu,
se zemrën e lashë peng kur marrëzisht i dashurova ata sy!
Mos më lëndo, o e huaj, duke u kthyer te dashuria ime
çdo mëngjes,
se pa fre dëshirën time për ty do ta lëshoj qiejve
dhe si ndëshkim prej tyre në stuhitë e jetës i vetëm
do të vdes!
Të ndjej, o mike e shpirti tim
E ç’të shpresoj tani për ritakime?
Ato po mbeten gonxhe që nuk çelin!
Parajsë dhe skëterrë në zemrën time,
rënkime dhe shpresa që më dhelin!
Gjithnjë tek un’ jetoka një dëshirë:
t’i falem pastërtisë së panjohur,
asaj që është m’e lartë dhe m’e mirë,
asaj që deri tani nuk më ka ngrohur.
Këtë e quaj unë shenjtërim –
dhe e ndiej për Ty, o mike e shpirtit tim!
Por ja që mbetem prapë i vetmuar
dhe koha shkon, asgjë nuk më dhuron.
E gjith’ ajo, që n’heshtje kam varguar,
më lumturon e prapë më trishton…
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult