Pjesë e revoltës se Spaçit, ndahet nga jeta poeti i njohur korçar, Ylber Merdani

U nda nga jeta në moshën 84-vjeçare mësuesi dhe shkrimtari, ish-i dënuari politik nga Korça, Ylber Merdani.

I ndjeri kaloi një jetë të trazuar, por asnjëherë nuk u pajtua me regjimin. Mbaroi Shkollën Pedagogjike, ndërsa u emërua arsimtar në fshatrat e Rrethit të Librazhdit në vitet 1959-1965.

Ai u pushua nga puna ndërsa u dërgua punëtor në sharrat e Stravajt. Në vitin 1967 u internua për arsye politike në Pulahë të Korçës.

Merdani pas viteve ’90-të ka botuar një sërë librash me poezi dhe tregime të cilat flasin për periudhën e komunizmit dhe burgjeve. Poeti korçar ka qenë pjesë e revoltës së Spaçit.

ObserverKult


Xhelal Ademi
Xhelal Ademi

Lexo edhe:

XHELAL ADEMI: TI S’ERDHE!

Poezi nga Xhelal Ademi


Një shteg të vetëm si nuk e gjete
Po sa i madh ky gjumë
Veç ndjenjat t’merrje aty me vete
S’më duhej gjë më shumë

S’ka gjë se velat n’atë anije
Aq grisur s’kanë peshë
Së paku n’ëndërr le të më vije
Nën një jorgan prej reshë.

Mos vallë premtimi që pate mbjellur
Të vdiq aty në gji
Se ndryshe udha do t’kishte sjellur
Dhe në rrebesh me shi.

Me hark ndjesie të ngreje urë
Kur vjeshta pemët zhveshi
Ska gjë, qyteti le t’kishte prurë
Të gjith’ lumejt te sheshi.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult