Ka disa klasikë të letërsisë botërore që e kanë kapërcyer kohën dhe epokën në të cilën janë shkruar, për të hyrë në imagjinatën kolektive me personazhet e tyre ikonike.
Njëri prej tyre është padyshim Don Kishoti i La Mançës i shkrimtarit spanjoll Migeel de Servantes Savedra, një roman i botuar në dy vëllime midis viteve 1605-1615.
Botimi i parë i “Don Kishoti” u shpërnda në vetëm 1.200-1.500 kopje. Por tani ai konsiderohet i romani i parë i botës moderne, dhe është një nga më të shiturit.
Vlerësohet se në 400 vjet janë shitur 400-500 milionë kopje. Kopja e parë e romanit e përkthyer në anglisht u shit në ankand në vitin 1980, për t’u rishitur 9 vjet më vonë për 1.5 milion dollarë.
Barku i Sanço Pançës
Shumë ekspertë bien dakord se Servantesi nuk e përshkroi kurrë Sanço Pançën, shokun besnik të Don Kishotit, si një njeri të shëndoshë. Siç shpjegon Hoze Megias, i “Asociación de Cervantistas”, në dorëshkrimin origjinal arab të Don Kishotit, Sanço Zankas (emri origjinal i Sanço Pançës) karakterizohej më shumë nga këmbët e gjata (zancas) sesa nga barku i rrumbullakosur.
Gati si Bibla
“Don Kishoti” është libri më i përkthyer në historinë e letërsisë spanjolle, dhe i dyti më i përkthyer në botë ndërsa para tij ishte vetëm Bibla. Midis më shumë se 140 gjuhëve në të cilat është përkthyer, është esperanto dhe spanglish, një gjuhë e lindur nga shkrirja e anglishtes dhe spanjishte, e folur nga emigrantët e Amerikës së Jugut në Shtetet e Bashkuara.
Nisi të shkruhej në burg
Servantesi filloi ta shkruajë “Don Kishotin”, ndërsa ishte i burgosur në burgun e Seviljes. Gjatë punës si mbledhës taksash (për të vazhduar punën e tij si shkrimtar), ai u akuzua dy herë, në vitet 1597 dhe 1602, për përvetësim fondesh në dëm të shtetit. Më vonë u zbulua, se nuk ishte faji i shkrimtarit, por rezultat i një gabimi nga ndihmësit e tij.
Romani i dytë apokrif
Pas suksesit të librit të parë, Servantes nuk u mundua që ta shkruante vazhdimin, siç kishte premtuar. Një person tjetër më i zgjuar (dhe i pandershëm) e shfrytëzoi këtë gjë. Alonso Fernandez de Avelaneda, pseudonimi i një shkrimtari, identiteti i vërtetë i të cilit ende nuk dihet, firmosi dhe publikoi në vitin 1614 të ashtuquajturin “Don Kishot apokrif”. Autori deklaroi me sinqeritet se vepra ishte një falsifikim. Ai botim e “zgjoi” Servantesin, që nisi të punojë me vrull për të shkruar romanin e dytë, të cilin e botoi vitin e ardhshëm.
Xha Don Kishoti
Sipas disa ekspertëve, figura e Don Kishotit është e frymëzuar, jo vetëm fizikisht por edhe nga karakteri, nga daja i gruas së Servantes, Alonso Salazar. Servantes luan me ndryshimin e emrave të protagonistit, duke e quajtur përfundimisht, Alonso Kijano.
Fansa të famshëm
Shkrimtari rus Fjodor Dostojevski, e ka vlerësuar disa herë punën e shkrimtarit spanjoll. Në një letër të botuar në përmbledhjen e tij “Ditari i një shkrimtari”, Dostojevski thotë:”Në mbarë botën nuk ka ndonjë vepër të trilluar më të thellë dhe më të fortë se ajo. Deri më tani, ajo përfaqëson shprehjen supreme dhe maksimale të mendimit njerëzor, dhe ironinë më të hidhur që mund të formulojë njeriu”.
Skllavëria e Servantesit
Jo vetëm mbledhës taksash, ushtar dhe shkrimtar: Servantes ishte gjithashtu një skllav në Algjeri, ku u burgos së bashku me vëllain e tij Rodrigo nga piratët gjatë viteve 1575-1580. Ajo përvojë la gjurmë në shkrimet e tij. Në një pasazh të Don Kishotit, Alonso dhe ushtari i tij vendosin të lirojnë një grup skllevërish./oranews.tv
ObserverKult
Lexo edhe:
BESIM ZYMBERI: KUJTIME TË PËRRALLSHME
Nga Besim Zymberi
Nuk di pse m’u kujtua në këtë agim
Kohë e përrallshme e fëmijërisë
Kur mëngjeseve të bardha në fshatin tim
Lahesha me vesën e fletëve të qershisë
Mike e kisha vapën atëbotë
Dhe gjanin verë e puthja në lumë
Me grushta ujë pija, e jo me gotë
Nga lule sapuni bëja banjon me shkumë
Kur prashisja misrin e blertë në arë
Më ngjan ta shoh fqinjin, dorën tek ma tund
-Hë, u lodhe Besim, punë e mbarë!
-Ja, edhe ky rend dhe i dola në fund…
Dhe nesër, sapo i bardhi të ketë gdhirë
Do rrëzoj dhe barin, se lule ka vënë
Shenjat janë të gjitha të një moti të mirë
Mes fluturash dua marr një sy gjumë në lëmë
Dhe derisa djersët më rridhnin gurrë
Nana drekën e bënte ngadalë
Me bukë te fryra të pjekura në furrë
Me pulë, oriz dhe një kënatë dhallë…
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
TË MBIJETOSH NË NJË BURG SERB, DUHET QË…
(25 janar 2002-25 janar 2022;
20 vjet nga kthimi prej kampeve serbe të përqendrimit)
Nga Besim Zymberi
…Në errësirën e zezë të ndezësh një shkëndijë
Në dëshpërimin më të thellë të gjesh një fije shpresë
Buzë vdekjes së mundimshme të qeshësh si fëmijë
Etjen e padurueshme ta shuash me një pikë vesë
Çjerrjen lemeritëse ta kthesh në melodi
Një pikë lumturi në dhembje ta gjesh
Në sy ta zbresësh qiellin dhe yjet e tij
Me buçimën e zemrës si ninullë, të flesh
Mallin, vetëm hijes sate t’ia besosh
Një letër, erës në gushë t’ia varësh
Një pikë ujë, nga lotët ta huazosh
Grilave kryeneçe një rreze t’ua marrësh
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult