Petrela, vendbanimi i Mamica Kastriotit

Petrela ishte vendbanimi i Mamica Kastriotit, motrës së vogël të Skënderbeut. Ky fakt historik është kujtuar së fundmi nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në rrjetet sociale derisa publikoi edhe një foto të kohës.

Mamica Kastrioti, motra më e vogël e Skënderbeut, e cila pas vrasjes të së shoqit, Muzak Topisë në betejën e Beratit në vitin 1455, mori në dorëzim pronat e tij dhe i udhëhoqi mjeshtërisht ato.

Petrela dhe fortesa e saj çelën portën e pritjes për Mamica Kastriotin dhe familjen e saj, që qëndroi aty për vite me radhë.

Në vendin kodrinoro-malor afërsisht 15 kilometra larg Tiranës, emri i Mamica Kastriotit është gdhendur në sheshin qendror të Petrelës.

ObserverKult


Lexo edhe:

PETRELA, FSHATI ME KALANË QË E KOMANDONTE MOTRA E SKËNDERBEUT

Në rrugën nga Tirana drejt Elbasanit, vetëm 12 km nga kryeqyteti, në një kodër të bukur mbi luginën e lumit Erzen ndodhet fshati i vogël, Petrela. Petrela dhe zona e saj ka një natyrë të bukur me male, kodra, fusha e lugina, me bimësi të pasur, me burime natyrore. Petrelën e përmend Ana Komnena në shek. XI si Petrula. E përmend edhe A. Boue në veprën e tij. Barleti, në shek. XV e quan “qytet të papushtueshëm”, qytet të vogël, të rrethuar me mure rrethues.

Nga Berat Luzha

Petrela është e njohur për kalanë e saj historike. Kalaja trekëndore e Petrelës, me perimetër të mureve rreth 100 metra, e ngritur në një kodër 400 metra të lartë e majë një shkëmbi gjigant, qëndron hijerëndë dhe krenare mbi fshat. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult