Nga A.D.Winans
nuk kam nevojë për media
për të më thënë se jam poet
nuk kam nevojë që City Lights
të ma botojë librin
da Levy i vdekur në Klivllend
Micheline po improvizon me Mingusin
hiri i Kaufmanit brenda barkut
të një balene
Neeli po shkruan poezi në kozmos
kjo është një fitore e zemrës
këto fjalë kjo poezi.
nuk kam nevojë të vrapoj një maratonë
nuk kam nevojë për ndonjë grant qeveritar
nuk kam nevojë për një milion dollar
thjesht sall dua të çmendem
sall dua t’i shkruaj këto fjalë
derisa boja në stilolaps
të thahet.
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe:
NEELI CHERKOVSKI: UNË JAM KËSHTU SIÇ JAM
Nga Neeli Cherkovski
unë jam kështu siç jam
sepse askush nuk mund të më bindte
të jem ndryshe, një mendim i thjeshtë
për t’u pëmbajtur
nga rrënojat e sjelljes së keqe
është në rregull të thuash “po”
kur e ke ndër mend të thuash “jo”
është në rregull të bësh çmos
derisa plakesh
sepse askujt as që ia ndien vërtet
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult