Jo rastësisht sa vjen e shtohet nevoja për të vënë në trajtim tema të këtilla, të cilat s’do mend se zgjojnë kërshërinë e lexuesve tanë.
Emër quhet ajo pjesë e ligjëratës që emërton qenie të gjalla dhe sende dhe ka kategoritë gramatikore të gjinisë, të numrit, të rasës, të trajtës dhe të lakimit.
Ndonëse trajtimi ynë është kategoria gramatikore e numrit, paraprakisht le të nënvizojmë se emrat në gjuhën shqipe kanë dy numra: numrin njëjës dhe numrin shumës, por jo të gjithë emrat kanë mundësinë t’i kenë të dy numrat.
Emrat numrin shumës siç dihet e formojnë nga tema e njëjësit me mbaresa të veçanta, si: ”-e, -a, -ë, -nj, -enj, -inj, -ër, -ra”; sikundër edhe nga ndërrimet e zanoreve ”a/e, e/a,” apo shumësi me qiellëzorizimin e ”k/q, g/gj”, po dhe të ”ll/j” etj.
Në gjuhën shqipe shumica e emrave të përgjithshëm tregojnë gjësende, frymorë ose dukuri, që mund të numërohen të cilët përdoren në dy numrat: njëjës dhe në shumës.
Mirëpo, disa emra përdoren vetëm në numrin njëjës (singularia tantum).
Të këtillë janë:
- Emra abstraktë, si:
dashuri, guxim, uri, lumturi, etje, nxehtësi, durim, lavdi, etj. - Emra përmbledhës:
grari, nusëri, punëtori, vëllazëri, gjindje, popullsi, njerëzi, fshatarësi, etj. - Emra që tregojnë lëndë (prodhime ushqimore):
qumësht, kos, gjizë, dhallë; rërë, benzinë, gëlqere, çimento, vaj, oriz, duhan, elb, naftë etj. - Emra të sëmundjeve:
fruth, li, grip, zgjebe, kollë, covid, rubeola, rrufa etj. - Emra të muajve:
janari, shkurti, marsi, maji …. etj. - Emra që tregojnë dukuri atmosferike:
dëborë, breshër, brymë, vesë, vapë etj. - Emra të anëve të horizontit:
jug, lindje, perëndim, veri etj. - Emra të gjuhëve:
shqipja, anglishtja, greqishtja … etj. - Emra të përveçëm:
Adriatiku, Shqipëria, Tirana, Buna, Prishtina, Drenica, Myzeqeja, Teuta, Naimi, etj. - Emrat e shkencave:
matematikë, gjeografi, biologji…, etj.
II. Emrat që përdoren vetëm në shumës
Gjuha shqipe ka një numër të kufizuar emrash të përgjithshëm, të cilët përdoren vetëm në shumës (pluralia tantum). - Emra të këtillë janë:
- Emra që tregojnë lëndë, grumbuj shuma të hollash:
krunde, makarona, qelqurina; perime, të korra, të lashta, të mbjella, të vjela, të ardhura, të fshira. - Emra prej dy a më shumë pjesësh:
gërshërë, pantollana, syze, ski, brekushe, kryqe, pranga, dorëza, leqe etj. - Emra që tregojnë shumicë frymorësh a qenjesh:
dhen, shqerra, shtojzovalle, plaka etj. - Emra që tregojnë sëmundje:
ethe, shyta, grykët, etj. - Emra festash:
kërshëndellat, pashkët etj. - Emra që tregojnë vende:
Alpe, Karpate, Filipine, Apenine, Mrize etj.
Prandaj në saje të këtyre shembujve të dhënë do të njihen jo vetëm nxënësit dhe studentët, por edhe kategoritë e tjera me këto rregulla gramatikore dhe jo vetëm në të folur, por edhe në të shkruar do të jemi akoma më të pagabueshëm./ Prof. Hamdi Mazreku
ObserverKult
Lexo edhe:
GABIMET QË I BËJNË SHUMICA/ “NË HETIME” APO “NËN HETIME”, SI DUHET TË SHKRUHET?
Parafjala është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që shpreh marrëdhënie sintaksore varësie ndërmjet një emri, një numërori ose një përemri në një rasë të caktuar.
Ç’është e vërteta, në mjetet e informimit, në medie, rrjete sociale, Tv, gazeta e institucione shtetërore, shpesh na dalin konstrukte sintaksore të ndërtuara me gabime.
Ndërtimi i fjalisë: Certifikata që nuk je “nën” hetime, dokument ky që lëshohet nga gjykata është ndërtim i gabuar sintaksor. Prandaj, duhet thënë e shkruar: Certifikatë që nuk je “në” hetime! Kur dihet se, parafjalët “nën” dhe “në” kanë kuptime të ndryshme.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult