“Kopshti i Hijeve” sonte në Teatrin Kombëtar të Kosovës, shfaqja tregon historinë e familjes Bogujevci

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, gjegjësisht në Amfiteatrin në objektin e Pallatit të Rinisë sonte nga ora 20:00 do të shfaqet “Kopshti i Hijeve” (The shadow garden) nga Sarah Hehir, me regji të Nastazja Domaradzka, prodhim i Teatrit të Gjilanit.  

Kjo shfaqje tregon historinë e familjes Bogujevci: fëmijët e parë që dëshmuan në një gjykatë për krimet e luftës. Kjo gjykatë i jep formë narrativës në ndryshim, duke rrëshqitur mes kohës, vendit, realitetit dhe imagjinatës.

“Kopshti i hijeve” ekziston në skenë si një botë paralele e kujtesës dhe së ardhmes alternative.

”Ne besojmë fuqishëm se përgjigjja më e fuqishme ndaj së keqes dhe padrejtësisë është të ndajmë historinë tonë. Nëpërmjet tij, ne synojmë të ruajmë historinë tonë, të edukojmë, të frymëzojmë, të fuqizojmë dhe të kontribuojmë në ndjekjen tonë të drejtësisë. Ky interpretim teatror është veçanërisht domethënës, duke hedhur dritë mbi jetën tonë para dhe pas masakrës tragjike, jo vetëm mbi ngjarjen”, ka deklaruar Fatos Bogujevci, njëri nga fëmijët e mbijetuar të familjes Bogujevci.

Për krejt artdashësit që duan ta shohin këtë shfaqje, gjegjësisht për rezervime të biletave mund të kontaktojnë në numrin 044 430 693 ose fizikisht në biletoren e TKK-së, pranë Amfiteatrit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

ObserverKult


Lexo edhe:

RIKTHEHET SHFAQJA “LOJA E MARTESËS” NË TEATRIN E GJILANIT

Në Teatrin e Gjilanit sonte në ora 20:00 rikthehet shfaqja “Loja e martesës” nga Edward Albee, me regji të Shkelzen Berishës, me dy aktorët e jashtëzakonshëm të këtij teatri Mejreme Berisha dhe Naser Zymberi.

Të gjitha detajet e shfaqjes janë bërë me dije përmes një njoftimi në rrjetet sociale, nga vet Teatri i Gjilanit.

Dy njerëz që pas 40 viteve martesë përpiqen të ndahen, por s’munden. Të rrosh vetëm apo me dikë, kjo është çështja që e përshkon këtë vepër sa komike, po aq edhe absurde dhe dramatike, duke prekur thellësisht boshtin dhe paradokset e lidhjeve martesore dhe vështirësive familjare.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


Mbyllet teatri
Foto ilustrim

TEATRI TË MËSON TË LUFTOSH DHE TË MOS DORËZOHESH…

Nga Maurizio Gianandrea

Teatri të mëson të jesh i madh.
Nuk ka rëndësi, nëse bëhesh apo nuk bëhesh aktor i madh kur të rritesh.
Teatri të mëson të jesh i madh.

Të mëson të luftosh dhe të mos dorëzohesh. Të mëson të mos kënaqesh.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult