Regjisori Fadil Hysaj sjell “Faustin” në Teatrin Kombëtar

Më 4 dhe 5 prill në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës (Pallati i Rinisë ) do të shfaqet shfaqja ‘Fausti’ ku autor dhe regjisor i shfaqjes është Fadil Hysaj.

Kështu ka njoftuar Teatri Kombëtar i Kosovës përmes rrjeteve sociale.

“Pasi Fausti kupton se ka shpenzuar jetën në kërkim të dijeve më të larta është i gatshëm që t’i shes shpirtin Mefistos në këmbim të edhe 30 viteve jetë, të cilat do të dëshironte t’i përdorë për ta përjetuar dashurinë e munguar dhe mundësinë për të lëvizë në kohëra dhe hapësira tjera që ta ngopë kurreshtjen e tij të pafundme …Por, në jetën që fiton në këmbim, Fausti bëhet pjesë e një bote të shfrenuar e mizore, në të cilën shpirti shitet dhe këmbehet për synime shumë më të ulëta se ato të Faustit…”

Kjo shfaqje është bashkëprodhim me Teatrin Kombëtar të Kosovës, Teatrin e Qytetit- Gjilan dhe Teatrin “Bekim Fehmiu” – Prizren.

Luajnë: Shkelzen Veseli, Adrian Morina, Xhevdet Doda, Beslidhje Bytyqi, Aurita Agushi, Shpetim Kastrati, Kushtrim Qerimi, Sheqerie Buqaj, Liridona Shehu, Ali Demi, Alban Krasniqi, Zana Berisha, Emine Toska, Rifat Smani, Valmira Hoti, Mejreme Berisha, Alban Morina.

ObserverKult

ObserverKult


Lexo edhe:

“KOPSHTI I HIJEVE” SONTE NË TEATRIN KOMBËTAR TË KOSOVËS, SHFAQJA TREGON HISTORINË E FAMILJES BOGUJEVCI

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, gjegjësisht në Amfiteatrin në objektin e Pallatit të Rinisë sonte nga ora 20:00 do të shfaqet “Kopshti i Hijeve” (The shadow garden) nga Sarah Hehir, me regji të Nastazja Domaradzka, prodhim i Teatrit të Gjilanit.  

Kjo shfaqje tregon historinë e familjes Bogujevci: fëmijët e parë që dëshmuan në një gjykatë për krimet e luftës. Ndërsa kjo gjykatë i jep formë narrativës në ndryshim. Kjo duke rrëshqitur mes kohës, vendit, realitetit dhe imagjinatës.

“Kopshti i hijeve” ekziston në skenë si një botë paralele e kujtesës dhe së ardhmes alternative.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult