“Ismail Kadare kurrë nuk dorëzohet… e rishikon me lupë veprën e tij”

Botuesi i Ismail Kadaresë, Bujar Hudhri, ka dhënë një intervistë me Anisa Ymerin në RTSH ku ndër të tjera ka theksuar dhe karakterin e veçantë të shkrimtarit.

Ai ka folur për tendencën e tij për të shikuar “me lupë” të gjithë veprën e tij.

“Kjo që ju kapët është diçka që nuk mund ta thuash për çdo autor në fakt. Kadare mund të jetë kampioni i shkrimtarëve mbase në botë i cili e rishikon veprën para se të dali pafund. Madje ne kemi pasë gjithmonë probleme se kanë koinçiduar librat e tij të rinj të dalë në panair dhe kanë dalë pothuaj ditën e fundit të panairit.

Gjithmonë pra ne e kemi pasur problemin që t’i nxirrnim për lexuesit. Kadareja kurrë nuk dorëzohet, i rishikon pafund dhe sidomos unë këtë e kam ndjerë kur ne bëmë veprën në njëzet vëllime.

Ai e ka lexuar nga e para deri në fund veprën e tij. Ka bërë ndryshime vetëm të karakterit gjuhësor dhe artistik, që të mos kemi ngatërresa, të thonë ka rishikuar veprën e tij. Jo! E ka përsosur për hir të lexuesit.” – është shprehur Hudhri.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:

ObserverKult


zija çela- darka e gabuar plasari
Ismail Kadare

Lexo edhe:

ISMAIL KADARE: HELENËS

Kambanat qenë të gjitha brenda meje.
Megjithatë krejt i tmerruar brofa
Nga shtrati.
Timpani gati po më çahej.

Në shtratin ngjitur flinte ime shoqe
E qetë krejtësisht.
Ndihej që s’kishte
Asgjë ndërgjegjeshpuese që ta trembte:
Blasfemi, vjersha, britma në plenume,
Dhe deklarata kundër fesë.

Ato po me shurdhonin… Megjithatë,
Me zë të ulët, me një mënyrë të vjetër
(Mënyrë e vjetër, e harruar, ah plot mall),
I thirra: “Ngrehu, ime zonjë, se mesha ka filluar”!

Kështu u ngritëm, ajo e qetë, unë i çakërdisur.
Në metro “Motte Piquet”, thellë nën dhe të errët.
Në Konkord ndërruam stacion.
Nëpër nëntokë,
Porsi Virgjili, treni elektrik na udhëhiqte.

Kambanat plot qortim po më shurdhonin.
(Plot pesë shekuj kishin shkuar që kur arbëreshët
Mbi supe i kishin mbartur, ndërsa iknin
Nga vendi i tyre, të ndjekur krejt prej turkut).

Por hija e tyre m’e rëndë se bronzi qe
Mbi shpinën time sot, në metro të Parisit.
Kështu, gati, më dysh i kërrusur, dola
Në tokë, mu në këmbë të Notre Dame.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult