Ilir Ikonomi është shpallur fituesi i Çmimit “Lumo Skëndo” për vitin 2023.
Libri i tij “Fan Noli – Apostulli” është vlerësuar si vepra më e mirë në lëmin e publicistikës dhe eseistikës. Juria e kryesuar nga Arlinda Dudaj dhe me anëtarë” Uran Butka, Belina Budini, Bledar Kurti dhe Ardit Gjinali e vlerësuan veprën publicistike të Ilir Ikonomit me motivacionin: “Për trajtesën me objektivitet dhe profesionalizëm të jetës dhe veprës së personalitetit të shquar të kombit Fan S. Noli, duke dhënë gjithashtu një mesazh të rëndësishëm sesi studimi i historisë dhe kulturës së të shkuarës, na ndihmon për të kuptuar të tashmen e të ardhmen”.
Ikonomi fitoi në një garë të fortë me emra të njohur të publicistikës si Thomas Frashëri, Blendi Fevziu, Natasha Lako dhe Ardit Bido. Të pranishëm ishin edhe botues si dhe emra të njohur të krijimtarisë letrare në vend.
Ky çmim jo vetëm rikthen vëmendjen tek një figurë e rëndësishme e kulturës shqiptare si Mid’hat Frashëri, por dhe vlerëson dy gjini që shpesh lihen në harresë, publicistikën dhe eseistikën.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/Top Channel
ObserverKult
Lexo edhe:
SHPALLET FITUESI I ÇMIMIT “LUMO SKËNDO”, SIVJET I TAKOI BEN BLUSHIT
Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti bëri të ditur se, fituesi i çmimit “Lumo Skëndo” u shpall Ben Blushi me librin “41 Sekrete”.
“U mblodhëm sërish nën një emër të madh si ai i mendimtarit dhe bibliofilit, Lumo Skëndo, për të vlerësuar veprën më të mirë në fushën e publicistikës dhe eseistikës për vitin 2022.
Kënaqësi të kishim mes nesh edhe fituesen e edicionit të shkuar, Lea Ypi për të kaluar “stafetën” e një çmimi që vlerëson sa mprehtësinë e mendimit, aq edhe bukurinë e gjuhës”, u shpreh Margariti.
Ajo uroi finalistët Aleksandër Çipa, Eleni Laperi. Pastaj Evarist Beqiri e Mero Baze për përpjekjen e përditshme në fushën e letrave dhe jurinë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
—-
ÇMIMIN “LUMO SKËNDO” SIVJET E FITON SHKRIMTARJA, LEA YPI
Shkrimtarja shqiptare, Lea Ypi, ka marrë çmimin “Lumo Skëndo”. Ceremonia u zhvillua ditën e djeshme.
Ypi mori çmimin “Lumo Skëndo” si autore e librit “Të lirë”. Motivacion shquante vlerat në trajtesën origjinale artistike dhe filozofike të konceptit të lirisë. Bëhet fjalë për kohën e diktaturës komuniste dhe tranzicionit demokratik në Shqipëri.
Në këtë libër autorja sjell kujtimet e fëmijërisë dhe adoleshencës. Është vlerësuar se ato përcjellin vërtetësi, sinqeritet, ndjeshmëri, humor dhe meditim politik.
Krahas saj në garë ishin dhe autorë si Fatos Lubonja, Rubens Shima, Fatmir Toci dhe Kujtim Shala.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult