Ky ishte momenti më i vështirë i Helena dhe Ismail Kadaresë

Bashkëshortja e Ismail Kadare, Helena Kadare në një intervistë për emisionin “Interview” në Euronews Albania, ka treguar momentin më të vështirë që kanë përjetuar së bashku me shkrimtarin e njohur.

Helena theksoi se kishin frikë se do i internonin për shkak të veprave të publikuara të Ismail Kadaresë.

Mes tjerash ajo theksoi se Kadarenë e çuan në Myzeqe për të bërë punë krahu por që ky i fundit nuk pranoi kurrë të punonte ashtu.

“Momenti më i vështirë që kemi kaluar bashkë ka qenë Plenumi. Kishim frikë internimin. Ishte një gjë shumë e fortë, pikërisht për “Pallatin e Ëndrrave”. Ajo ishte një pjesë, dhe kur doli libri nuk pati asnjë kopje që të shitej sepse ishte vjedhur në shtypshkronjë. Më pas u bë një ribotim i shpejtë dhe u përhap menjëherë. Ky ka qenë momenti më i vështirë.

Më pas Ismailin e thirrën në Komitetin Qendror. Kadare bëri një autokritikë shumë të fuqishme duke thënë se armën që më dha partia ia drejtova partisë. Më pas atë e çuan në atë fshatin në Myzeqe”-tha ajo.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:

/Euronews/ ObserverKult


Lexo edhe:

PSE ISMAIL DHE HELENA KADARE NUK E PRESIN MË “NOBELIN”?!

ërish Akademia Suedeze , nuk përzgjodhi për çmimin “Nobel” për letërsi, shkrimtarin shqiptar, Ismail Kadare. Por, pse çifti Kadare ka reshtur së prituri çmimin do ta rrëfente vetë Helena tri vite më parë për mediet

Në kafenenë që frekuenton zakonisht, dje shkrimtari Ismail Kadare ishte në praninë e Helenës, krahas miqve të tjerë.

Për mediet, përsëritën se nuk kanë qëndruar në pritje të “Nobelit në Letërsi”, ndërsa për fituesen, franceze, shkrimtaren Annie Ernaux, nuk kishin asnjë koment të veçantë, pasi nuk e njihnin.

Ndonëse është një çmim, që çdo shkrimtar do ta lakmonte, Helena do të rrëfente tri vite më parë për mediet se pse nuk qëndrojnë më në pritje të verdiktit të Akademisë Suedeze të Nobelit:

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult