Edhe një sukses i Kori Siparantum, fiton vendin e parë në Belgjikë

Kori Siparantum ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme, në Kategorinën G në festivalin prestigjioz “European Festival for Young People”, Neerpel duke rikthyer përseri vendin e parë në Belgjikë.

Kori Siparantum në këtë garë është paraqitur me këto vepra:  “Me nji lule” (Me një lule) – Memli Kelmendi, “A Little in the Dream, A Little Awake” – Baki Jashari, “Ta na Solbici” – Samo Vovk, “Atsalums” (Ftohtësia) – Jwkabs Jančevskis, “En ‘s Avonds” – Arr. Memli Kelmendi.

“Paraqitja e Kori Siparantum është vlerësuar lartë nga juria profesionale dhe nga një numër i madh artistësh nga e gjithë bota që morën pjesë. Në ngjarjen e përcjellë nga Ambasada e Kosovës në Bruksel, përfaqësuesit e këtij institucioni, përfshirë Ambasadorin Agron Bajrami, ishin të pranishëm për të mbështetur këtë sukses të madh në skenën ndërkombëtare. Kori Siparantum në këtë garë ka përfaqësuar Kosovën në mesin e 20 shteteve nga mbarë bota”, thuhet në njoftim.

ObserverKult


Lexo edhe:

KORI SIPARANTUM PREZANTON KOSOVËN NË GARËN E MADHE “EUROPEAN FESTIVAL FOR YOUNG PEOPLE” NË NEERPELT