Në fshatin Zhegër të Grykës së Karadakut, vendlindje e heroit të kombit, Agim Ramadani, u mbajt edicioni i radhës “MUZA E AGIMIT, në kuadër të Manifestimit tradicional kulturor, “Ditët e Agimit”.
Për tri çmimet e para konkuruan: Ajne Iberhysaj (Deçan), Ardian Haziri (Viiti), Arsim Halili (Kosovë Lindore), Dhimitër Pojanaku (Pogradec), Etleva Tafa, (Tiranë), Engjëll Koliqi (Viti), Ibush Vishi (Kaçanik), Fatos Rushiti (Kumanovë), Mexhit Havolli (Podujevë), Muhamet Halili (Gjilan), Sabile Basha (Prishtinë), Selvete Abdullahu (Zhegër), Shqipe Hasani (Prishtinë), Xhelil Rrahmani si dhe Zanë Mali. Ndërsa jashtë konkurence lexuan: Ramadan Mehmeti, Sarë Gjergji, Naime Beqiraj, Xheladin Rexhepi e Sabit Rrustemi.
Juria letrare, në përbërje, Naime Beqiraj, Nexhat Rexha e Emin Azemi, poezi fituese e shpalli atë të poetit kumanovar, Fatos Rushitit, me titull:”Të shpejtoj civilizime”, me vendin e dytë e shpërbleu poezinë e Arsim Halilit nga Kosova Lindore, me titull, “A 33…”, ndërsa me atë të tretin, poezinë e poetes nga Tirana, Etleva Tafës, me titull: “Heronj të lindur në djep për liri e atdhe”
Të gjitha poezitë e lexuara u përcollën nën tingujt e violonçellos nga profesoresha e muzikës, Arzije Isufi, gjë që i dha ngjyra të theksuara artisitike këtij takimi letrar, i cili i përkushtohej një figure tk shquar të kombit.
Organizatori i këtij Manifestimit tradicional i cili mbahet pa ndërprerje nga viti 2001 e këndej, Shoqata kulturore “Ditët e Agimit”, me seli në Zhegër, nderoi me Mirënjohje edhe shkrimtarin e shquar nga kjo anë e Kosovës, Sabit Rrustemin, për kontributin e dhënë në themelimin dhe mbajtjen e këtyre takimeve, me rastin e 65 vjetorit të lindjes së tij.
Manifestimi tradicional kulturor, Ditët e Agimit”, po mbahet nën mbështetjen e Komunës së Gjilanit.
ObserverKult
Lexo edhe: