Zbulime të reja arkeologjike në Durrës/ Vaska, objekte e mur rrethues të një vile mbi 2000-vjeçare

Zbulime të reja arkeologjike janë gjetur në Durrës. Bëhet fjalë për vaska, objekte e mur rrethues të një vile mbi 2000-vjeçare.

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, arkeologu, Luan Perzhita tregoi se bëhet fjalë për një banesë që është shkatërruar nga tërmeti gjatë shekullit IV.

Gjithashtu një vit më parë, është zbuluar edhe një mozaik i rrallë, që është i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin e Ballkanit.

“Jemi dy ekipe, një ekip përbëhet nga 7 arkeologë. Në jemi në hapat e parë të zbulimit dhe do të duhet të shohim të gjithë situatën. Pasi jemi në fazën e fillimit të gërmimeve. Të dhënat janë premtuese, pasi janë zbuluar shumë objekte. Vila e zbuluar ka qenë një rezidencë e madhe, pozicioni tregon se ka qenë në një ambient të përshtatshëm për të pasur një jetë aktive dhe dinamike dhe me shumë vlera që tregojnë nivelin e lartë të jetesës, në atë kohë në Durrës. Ky territor ku ka qenë shkolla “Gjergj Kastrioti” është dëmtuar herë pas herë”, tregoi ai.

Videon mund ta shihni duke klikuar KËTU

ObserverKult


Lexo edhe:

“NJË PJESË E LINDJES”, TREGIM NGA ANTON PASHKU