Sonte fillon edicioni i 68-të i Eurovision Song Contest. 15 këngë do të konkurrojnë, por vetëm 10 do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës.
Shfaqja fillon në orën 21:00 CEST, drejtpërdrejt nga Malmo Arena në Suedi. Prezantuesit e këtij spektakli janë: Petra Mede dhe Malin Akerman.
Të enjten gjysmëfinalja e dytë do të gjejë 10 kualifikueset e fundit nga 16 këngë. Shqipëria në ndërkohë do të këndojë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit.
Sivjet përfaqësohet nga artistja e mirënjohur shqiptare, Besa Kokëdhima me “Titan”.
Më poshtë ua sjellim listën e vendeve që do të performojnë në natën e parë të Eurovisionit.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/ Telegrafi
ObserverKult
Lexo edhe:
JA NDRYSHON TITULLIN, ME KËTË KËNGË BESA KOKËDHIMA E PËRFAQËSON SHQIPËRINË NË EUROVISION (VIDEO)
Këngëtarja Besa Kokëdhima ka publikuar këngën “Titan”, me të cilën këngë do të ngjitet në skenën e Eurovisionit këtë vit për të përfaqësuar Shqipërinë.
Kënga me të cilën fitoi Festivalin e Këngës, “Zemrën n’dorë”, ka ardhur me disa ndryshime në tekst ndërsa ajo ka njoftuar se tash kënga quhet “Titan”.
Këtë e ka bërë me dije vet Besa përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ndërsa ka theksuar për fansat e krejt ata që besojnë te ajo se do të bëjë më të mirën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult