Shqipëria përfaqësohet nesër (9 maj) në Eurovision me këngëtaren Besa Kokëdhima, e cila do të performojë e 2-ta në skenën magjike në Suedi.
I pari i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka uruar suksese Besa Kokëdhimës ndërsa ka kërkuar që ta mbështesim sa më shumë.
“Nesër Shqipëria përfaqësohet në Eurovision me Besën dhe në këtë kampionat europian të këngës, ku të gjithë konkurentët presin mbështetjen me votë të popullit të tyre, prandaj le t’i japim Besës shqiptare mbështetjen tonë duke i uruar një sukses sa më të madh”, ka shkruar Rama.
Mbrëmë Eurovision shënoi gjysmëfinalen e parë të festivalit europian të këngës, ndërsa nesër (9 maj) do të jetë gjysmëfinalja e dytë ku do të garojë edhe Shqipëria me këngëtaren Besa Kokëdhima.
Të gjithë shqiptarët, të cilët prej dekadash e ndjekin këtë ngjarje të muzikës evropiane dhe botërore, do të kenë mundësinë të dëgjojnë përfaqësuesen e Shqipërisë në këtë edicion.
Kënga e saj “TITAN” do të jetë e dyta që do të këndohet në mbrëmjen e dytë të gjysmë-finales.
Versioni i ri në anglisht i këngës vjen si një bashkëpunim me producentë të njohur botërorë si Gia Koka, Serban Casan dhe Alias LJ dhe producentin e njohur shqiptar Kledi Bahiti.
Videoklipi është realizuar në Stamboll dhe vjen si një trinom që kombinon tekstin, mesazhin dhe muzikën.
Me këngën “Zemër n’dorë” (TITAN), Besa Kokëdhima fitoi besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovision, në Festivalin e 62-të Këngës në RTSH.
Eurovision 2024 transmetohet drejtpërdrejt nga Radio Televizioni Shqiptar. Vetëm 20 shtete zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të vijuar më pas në finalen e madhe që do të zhvillohet më 11 maj, të cilat do t’u bashkohen 5 shtetet e përhershme finaliste dhe vendi mikpritës që është Suedia.
Nga gjysmëfinalja, dhjetë finalistët vlerësohen nga vota e publikut. Votohen në dy forma: Shqiptarët që ndodhen në shtetet që janë në garë në natën e dytë gjysmëfinale mund të votojnë me kodin 02 në numrat e telefonit vendosur në dispozicion nga shteti ku ata jetojnë, nga vendet pjesëmarrëse.
Të gjithë shqiptarët që ndodhen kudo nëpër botë, në votimin “rest of the world”, ku mund të votohet online 24 orë përpara se të çelet votimi i online, mund të votojnë për Shqipërinë deri në 20 herë nga çdo vend i botës.
ObserverKult
Lexo edhe:
PËRFUNDOI NATA E PARË E ‘EUROVISION SONG’, JA 10 VENDET QË VAZHDOJNË GARËN
Nata e parë e Festivalit Evropian të Këngës ka nxjerrë 10 vendet që vijojnë garën për në finalen e madhe që do të mbahet më 11 maj.
Pas votimit të publikut në finalen e madhe do të shkojnë Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qiproja, Kroacia, Irlanda dhe Luksemburgu.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
E KOPJUAR? KËNGA FITUESE E BESA KOKËDHIMËS E NGJASHME ME ATË TË KËNGËTARES SË FAMSHME?
Disa ditë më parë artistja e mirënjohur, Besa Kokëdhima, u shpall fituese me këngën “Zemrën n’dorë” në Festivalin e 62-të të Këngës në RTSH. Kjo fitore ia hapi rrugën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizon.
Por polemika të shumta për Festivalin ka pasur edhe pas përfundimit ndërsa dyshime janë hedhur edhe mbi këngën e Besës.
Madje tashmë po përflitet dhe po e akuzojnë se kënga e saj është e kopjuar. Sipas ndjekësve ajo ngjan me këngën “Changing” e Sigma ft. Paloma Faith.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult