Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se janë ndarë tre milionë euro për restaurimin e Muzeut Kombëtar të Kosovës.
Ministri Çeku ka thënë se Muzeu do t’i nënshtrohet restaurimit të përgjithshëm, me fokus në konsolidimin e kushteve të deposë.
“Vlera që kemi ndarë për këtë ndërhyrje kapitale është tre milionë euro. Krahas restaurimit, gjatë periudhës sa Muzeu do të qëndrojë i mbyllur, do të bëhet edhe rikonceptimi dhe përditësimi i ekspozitave të përhershme”, ka shkruar ministri Hajrulla Çeku në Facebook.
ObserverKult
Lexo edhe:
HAJRULLA ÇEKU: KOSOVA PO BËHET ME TEATËR TË RI KOMBËTAR, DUKE E RUAJTUR TEATRIN E VJETËR