Tirana shpallet “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut” për vitin 2025

Tirana është shpallur Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025. Ministri për Kulturën i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, ka reaguar për lajmin në Facebook duke thënë sa më poshtë:

“Si MEKI, ne do mbështesim aktivisht organizatat dhe skenën e pavarur artistike, e në vijim jemi zotuar të rrisim këtë mbështetje duke adresuar çdo sfidë me të njëjtin ritëm siç po rritet dinamizmi i kryeqytetit tonë.

Vizioni jonë për të ardhmen – një vizion që feston diversitetin, gjithëpërfshirjen dhe shkëmbimin e ideve midis popujve tanë.

Në bashkëpunim me partnerët tanë, Unionin për Mesdheun, Anna Lindh Foundation dhe Bashkinë e Tiranës, jemi gati të shkëlqejmë në skenën ndërkombëtare të kulturës dhe dialogut.

Viti 2025 premton plot aktivitete që do të nxisin krijimtarinë, promovimin e dialogut, ndërgjegjes qytetare e përqafimit të fuqisë transformuese të artit e kulturës”.

ObserverKult


Lexo edhe:

TIRANA E HERSHME DHE FËMIJNIA JONË E MJERË

Tirana e hershme dhe fëmijnia jonë e mjerë, nga Mustafa Greblleshi

E kam të gjallë Tiranën e vogël me një grusht shtëpish qerpiçi e me një hotel të vetëm po prej qerpiçi, po me nji emën me nam: “Hotel Stambolli”. Se qysh i ka qëndrue furisë së moteve e ka mbetë në kambë edhe sot e kësaj dite, i qofsha falë. E ke mbas Mapos ushqimore, ku po ngrihen apartamentet e reja, ku nis Rruga e Durrësit. Konaqe me oxhakë kishin vetëm Toptanasit. Elektriku nuk njihej. Edhe llamba me vojguri e rrallë ish. Atë e gjeje vetëm në zyrat e hyqymetit e në odat e shtëpive me oxhak.

Te votrat tona, ku ngrihej tymi fjollë, mu aty te carani, ngjat flakës së druve, digjej pishtari a flaka e bishtukut. Nji fjollë e zezë tymi, ngjitej përpjetë përtueshëm e me përdredhime … Elektrik nuk kish as xhadeve. Kandila me voj, rrallë e tek, xixëllonin rrugëve e ndriçonin nji sofër vend…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU