Është mbajtur edhe nata e dytë e gjysmëfinales së “Eurovision 2024”, në Malmo të Suedisë. Fatkeqësisht këngëtarja Besa Kokëdhima nuk arriti që ta çojë Shqipërinë në finalen e madhe të këtij kompeticioni.
Megjithatë, kjo është lista e 26 shteteve që fituan ‘dritën jeshile’ drejt natës finale që do mbahet nesër (11 maj).
Lista e shteteve finaliste përbëhet nga: Suedia, Ukraina, Gjermania, Luksemburgu, Holanda, Izraeli, Lituania, Spanja, Estonia, Irlanda, Letonia, Greqia, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Italia, Serbia, Finlanda, Portugalia, Armenia, Qiproja, Zvicra, Slloveni, Kroacia, Gjeorgjia, Franca dhe Austria./Klankosova
ObserverKult
Lexo edhe:
EUROVISION 2024, EDI RAMA THIRRJE SHQIPTARËVE: T’I JAPIM BESËS MBËSHTETJEN TONË
Shqipëria përfaqësohet nesër (9 maj) në Eurovision me këngëtaren Besa Kokëdhima, e cila do të performojë e 2-ta në skenën magjike në Suedi.
I pari i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka uruar suksese Besa Kokëdhimës ndërsa ka kërkuar që ta mbështesim sa më shumë.
“Nesër Shqipëria përfaqësohet në Eurovision me Besën dhe në këtë kampionat europian të këngës, ku të gjithë konkurentët presin mbështetjen me votë të popullit të tyre, prandaj le t’i japim Besës shqiptare mbështetjen tonë duke i uruar një sukses sa më të madh”, ka shkruar Rama.
Mbrëmë Eurovision shënoi gjysmëfinalen e parë të festivalit europian të këngës. Ndërsa nesër (9 maj) do të jetë gjysmëfinalja e dytë ku do të garojë edhe Shqipëria me këngëtaren Besa Kokëdhima.
Të gjithë shqiptarët, të cilët prej dekadash e ndjekin këtë ngjarje të muzikës evropiane dhe botërore. Të gjithë do të kenë mundësinë të dëgjojnë përfaqësuesen e Shqipërisë në këtë edicion.
Kënga e saj “TITAN” do të jetë e dyta . Pra kënga që do të këndohet në mbrëmjen e dytë të gjysmë-finales.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult