“Tmerret e kohës sonë do të na bëjnë të ndjejmë mall për ato të së shkuarës…”

Nga Charles Simić

Midis së vërtetës që dëgjohet dhe së vërtetës që shihet, unë preferoj të vërtetën e heshtur të asaj që shihet.
Aty ku përshtatja shihet si një ideal, poezia nuk është e mirëpritur.
Unë jam pjesë e asaj pakice që kundërshton të jetë pjesë e ndonjë pakice të përcaktuar zyrtarisht.

Tmerret e kohës sonë do të na bëjnë të ndjejmë mall për ato të së shkuarës.
Pasanikët tanë janë më të aftë në vjedhje sesa hajdutët tanë të rëndomtë.
Argumenti më i mirë në mbështetje të verës, duhanit, seksit dhe fjalëve bosh është se çdo e ashtuquajtur shumicë morale i dënon ato.

Nacionalizmi është dashuria për erën e mutit kolektiv.
Poeti sheh atë që mendon filozofi.
Ambicia e fshehtë e çdo vepre letrare është që të detyrojë perënditë dhe djajtë ta vënë re atë.
Utopia: një tortë e pasur me çokollatë që mbrohet nga mizat nën një kambanë qelqi.

Bukuria e një çasti jetëshkurtër është e përjetshme.
Mirësia e një njeriu ndaj një tjetri në kohë urrejtjeje dhe dhune masive meriton respekt më të madh se sa predikimet e gjithë kishave që nga fillimi i kohërave.
Marrëzia po përjeton një rilindje kombëtare. Mjafton të ndizni televizorin për të parë buzëqeshjen e saj të bollshme dhe të patëkeq.

Fotografitë na rrëfejnë atë që s’kemi fjalë për ta thënë.
Mos të harrojmë se edhe Romeo e Zhuljeta, herë pas here, pirdhnin dhe kruanin bythën.
Natë e ftohtë vjeshte me erë. Në qoshe, një grua endacake po flet me Zotin; ai, si zakonisht, nuk ka asgjë për të thënë.

Çdo gjë është pasqyrë, nëse e shikon mjaft gjatë.
Çdo ideologji apo besim të cilëve nuk u është përmirësuar shija me urrejtje nuk kanë asnjë mundësi për sukses popullor. Për të qenë besimtarë të vërtetë, duhet të jeni kampionë të urrejtjes.
Duke lexuar poezi. Të katër poetët vazhduan të bërtisnin gjatë gjithë mbrëmjes: “Dhimbja ime është më e madhe se e jotja”.

(Nga “Monstra dashuron labirintin e vet” të autorit Charles Simić)

Ujdisi shqip: Rielna Paja

ObserverKult


rielna paja

Lexo edhe:

BUQETË POEZISH UJDISUN NË SHQIP NGA RIELNA PAJA

Ju ftojmë të lexoni një buqetë të zgjedhur poezish të autorëve të mirënjohur, përkthyer nga Rielna Paja:

Sylvia Plath: Zjarrmi 40°

Dëlirësi? Çfarë do të thotë?
Gjuhët e ferrit
janë shuar, shuar trefish

gjuhët e Cerberit të topitur
e të ngjallmë,
që gulçon te porta, i paaftë
të pastrojë duke lëpirë.

Tejza të ngjethura, mëkat, mëkat,
eshka këlthet
aromë e pashlyeshme
nga një qiri i shuar.

Dashuri, dashuri,
tymra të shterur shtillen rreth meje
si shajet e Isadorës.

Poezitë e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult