Edhe një sukses i kinematografisë shqiptare/ Filmi kushtuar Rikard Ljarjës fiton çmim ndërkombëtar

Filmi artistik me metrazh të gjatë “Këtu vallëzohet me hijet – Dancing with the shadows” me regji të Pluton Vasit fitoi çmimin “Best Production” në edicionin e 4-të të International World Film Awards, Winter Edition 2023/2024.

Rovena Lule, regjisore dhe aktore dhe Karafil Shena, i cili luan rolin e personazhit protagonist, të ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, ndanë më shumë detaje rreth filmit “Këtu vallëzohet me hijet”, i cili film nga 16 maji do të jetë në kinema Millenium.

Shena bëri me dije se filmi i është kushtuar aktorit Rikard Ljarja.

“Është një film që përplas dy kohë, atë të sotmen dhe atë komuniste. Kemi qenë në disa festivale, edhe në Londër, Sofje. Trajton përndjekjen që i bëhej një grupi të rinjsh artistë liberalë në Shkodrën anti-komuniste. Xhirimet i kemi bërë në Shkodër. Personazhi kryesor fillon dhe tregon për ç’ka përgjuar. Përgjimi është tjetër gjë dhe dëgjimi është tjetër gjë. Pra kjo përcillet në film.”, u shpreh Shena.

Në role të tjera janë Eri Shuka, Neritan Licaj, Eni Shehu, Juli Emiri, Johnny Pojani, Alert Celoaliaj, Nikol Gazheli, etj.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/ Abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

RESTAUROHET FILMI “GUNAT PËRMBI TELA”, JA KUR DO TË SHFAQET

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në Shqipëri në bashkëpunim me Fondazione Gramsci di Puglia kanë restauruar filmin “Gunat përmbi tela” të regjisorit Muharrem Fejzo, prodhim i vitit 1977.

Premiera e filmit të restauruar do të jetë më 15 maj, në Kinema Millennium në Tiranë.

Restaurimi digjital i këtij filmi dhe eventi i premierës u financuan nga Fondazione Gramsci di Puglia dhe Regione Puglia në kuadër të projektit “Pulja në njëqindvjetorin e ardhjes së fashizmit”.

Filmi “Gunat përmbi tela” u restaurua nga elementet origjinalë negativë 35mm të AQSHF-së, në laboratorin Dabimus srl të Universitetit të Barit “Aldo Moro”, Itali. Filmi mban emrat e një sërë artistësh nga më të njohurit e kinematografisë shqiptare si: Ilia Terpini në kamera, muzika nga Kujtim Laro. Skenari nga Duro Mustafaj, piktor Azis Karalliu. Kostumografia nga Alush Shima etj.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult