A e dini që shkrimtari Haki Stërmilli ishte shefi i parë i shërbimit sekret shqiptar?

Më 17 maj të vitit 1895 lindi në Dibër të madhe, Haki Stërmilli, shkrimtar, gazetar, kryetar i Shërbimit Sekret Shqiptar në vitet 1923- 1924 me dekret të Ahmet Zogut, partizan në Luftën e Dytë Botërore, anëtar i KANÇ-it dhe përfaqësues i Dibrës në Kuvendin Popullor.

Në shtyp dhe botime mbajti qëndrime lidhur me të drejtat e shqiptarëve në trevat e okupuara nga Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi. Është i njohur edhe për qëndrimin e tij demokratik e shumë përparimtar  lidhur me të drejtat e  femrave.

Haki Stërmilli u lind në Dibër më 17 maj të vitit 1895 ku nisi shkollimin e mesëm në Manastir, por nuk mundi ta përfundojë për shkak të Luftës Ballkanike. Mbasi qyteti i Dibrës mbeti jashtë kufijve, u vendos në Shqipëri dhe nisi punë si pjesë e administratës shqiptare.

Në vitet 1915-1918 punon si sekretar krahinor në Mat dhe Peshkopi, pastaj  sekretar i parë i nënprefekturës së Matit, e gjithashtu mësues personal i motrave të Ahmet Zogut.

Në vitet 1920-1924 u përfshi në lëvizjen demokratike, më 2 shkurt 1922, Ahmet Zogu i propozoi Kryeministrisë emrin e Hakiut për sekretar të shifrës.

Këshilli i Naltë nuk e dekretoi Stërmillin, por pas një viti Zogu e dekretoi ministër më 16 janar 1923 si sekretar i Sekretarisë Sekrete.

Propozimi do të miratohej nga Këshilli i Ministrave më 20 janar dhe 31 janar do të dekretohej nga Këshilli i Naltë. Si kryetar i Sekretarisë Sekrete, Hakiu qëndroi deri më 16 prill 1924, e u largua përfundimisht pas largimit të Zogut dhe emërimit të Shefqet bej Vërlacit kryeministër dhe ministër i  Brendshëm.

Pra ai eshte Shefi i pare i Sherbimit Sekret Shqiptar.

Pas Lëvizjes së Qershorit, bën pjesë në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të shoqërisë “Bashkimi”, ku u zgjodh sekretar i shoqatës dhe ku Llazër Fundo u emërua  kryetar. Me rikthimin e Zogut dhe Triumfin e Legalitetit mërgon drejt Italisë, Francës, Austrisë, Gjermanisë, Polonisë dhe Lituanisë.

Pavarësisht se Zogu donte ta kishte afër, Haki Stërmilli kishte bindje demokratike dhe nuk pajtohej me qeverisjen e tij autarkike. Për një vit qëndroi në Bashkimin Sovjetik. Më vonë  u takua edhe me Ali Kelmendin,  bashkëpunoi edhe me KONARE-në.

Në vitin1927 gjendet në Jugosllavi, ku qëndron në Manastir. Këtu më 17 mars 1929 në rrethana jo krejtësisht të sqaruara, dëbohet nga shteti jugosllav. I dorëzohet autoriteteve shqiptare në Bilisht, e vendosin në Korçë dhe pak ditë më pas në Tiranë ku e shoqërojnë në burg.

Aty e takon miku dhe pasardhësi i tij në atë institucion që tashmë quhej Zyra Sekrete, Abedin Hoxha.

Më 6 gusht 1929 dënohet me 5 vjet burg se kishte guxuar të propagandonte botërisht kundër regjimit dhe personit të Mbretit. Më 28 nëntor 1933 në sajë të një telegrami që i kishte dërguar NMT Zogu I për amnisti, falet dhe lirohet.

Pas lirimit hapi një dyqan në rrugën Mbretnore, mbasi kishte bërë të mundur të punësohej te një firmë e huaj që shiste në Shqipëri llampat elektrike të firmës OSRAM.

Mbas pushtimit të Italisë gazeta “Fashizmi” në listat e gjata botonte me nr. 44 edhe anëtarësimi e Haki Stërmillit në Partinë Fashiste, në të njëjtën ditë kur ishte anëtarësuar Mustafa Kruja e disa të tjerë. Për Stërmillin shënohej se “merrej me punë private”.

Në biografinë e tij shënohej se më 31 korrik 1943 ishte hedhur në ilegalitet, kur kishte qenë në Tiranë. Më vonë do të zgjidhej në organet paralele të pushtetit komunist, duke filluar nga mbledhja e Labinotit në shtator 1943 e deri në anëtar i dalë nga kongresi komunist i Përmetit. Përfaqëson lëvizjen komuniste në Mbledhjen e Mukjes.

Për këtë shkak u zgjodh më 2 dhjetor 1945 dhe më 28 maj 1950 deputet. Pas 1945 ishte kryetar i Frontit Demokratik dhe nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv për Qarkun e Peshkopisë. Vdiq më 17 janar 1953 i sëmurë pas një lëngate të gjatë, duke qenë edhe deputet i Rrethit të Peshkopisë në Kuvendin Popullor.

ObserverKult


Lexo edhe:

LUTJE PAS HEKURAVE: KUR HAKI STËRMILLI I DREJTOHET MIKUT TË TIJ, MBRETIT ZOG, T’IA FALTE DËNIMIN

Dy ditë para se të shënohej 1-vjetori i shpalljes së Monarkisë, me 29 gusht 1929, nga qelia e burgut ku vuante dënimin, Haki Stërmilli i lutej për mëshirë mbretit Zog.

I kishin kryqëzuar shpesh rrugët e jetës dhe kishin bashkëpunuar si dy miq të afërt deri në momentin e Revolucionit të Qershorit, ku Haki Stërmilli kishte dalë hapur në përkrahje të lëvizjeve demokratike.

Zogu nuk do ia falte këtë kundërvënie e për shumë kohë Haki Stërmilli do të jetonte në arrati jashtë Shqipërisë

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


FSHATI SHQIPTAR KU ËSHTË E NDALUAR TË FLITET SHQIP

Është e trishtë historia e Negovanit. Në vitin 1928 këtij fshati të famshëm iu kthye emri në Flamburo.

Në ditët e sotme aty ende banojnë shqiptarë ortodoksë dhe pak vllehë. Por sipas të dhënave nga viti 1912 deri në vitin 1928 në Negovan banonin rreth 1100 njerëz.

Ky fshat është i njohur për atdhetarizmin e banorëve të tij. Në shumë shkrime të mëparshme kemi përmendur që në këtë fshat u hapën shkolla shqipe. Dhe u mbajtën mesha në gjuhën shqipe që në fillim të shekullit XX.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult