Filmi nga Kosova fiton çmim në Beograd, shpallet më i miri në Festivalin e Filmit

“Si e verdhë e sëmurë” i regjisores Norika Sefa, që shfaqi premierën në festivalin e Roterdamit këtë janar, është shpërblyer me çmimin filmi më i mirë i shkurtër në Festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar “Beldocs” në Beograd të Serbisë.

Këtë e ka bërë me dije Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Ky film është një thurje nga materialet arkivore të video kasetave të tregimeve familjare që nuk janë më. Ai zhytet në kujtesën e Norës, ku realitetet shkrihen, hapësira e jetës bëhet skenë e rutina performancë”, thuhet në njoftimin e QKK-së.

Ndryshe, “Si e verdhë e sëmurë” (23′) është realizuar me mbështetjen e QKK-së dhe është prodhuar nga shtëpia filmike CMB, me producent Mentor Shalën e bashkëproducent Besnik Krapin dhe Norika Sefën.

ObserverKult


Lexo edhe:

I PUBLIKUAR NË FUND TË VITIT, FILMI JAPONEZ NDËR MË TË MIRËT PËR SIVJET

Filmi “Godzilla Minus One”, i prodhuar në Japoni, po vlerësohet si ndër më të mirët e të gjitha kohërave.

Ky mund të jetë një mësim për Hollivudin. Thuhet se i bërë për “vetëm” 15 milionë dollarë, me një komplot të thjeshtë . Një hero çuditërisht të komplikuar njerëzor, e ka bërë filmin një hit pikërisht në momentin që ekskluzivitetet e tepërta të superheronjve të Hollivudit po dështojnë.

I shkruar, drejtuar dhe me efekte vizuale nga regjisori veteran japonez Takashi Yamazaki, Godzilla u publikua në SHBA më 1 dhjetor dhe fitoi 11 milionë dollarë gjatë fundjavës, duke u renditur në vendin e tretë pas “Rilindjes” së Beyonce-s. Dhe filmit më të fundit “Hunger Games”. Ky mund të mos tingëllojë si një numër i madh, por është i madh për një film me titra.

Godzilla, është një përzierje e mrekullueshme e veprimit dhe karakterit. Pak filma me përbindësh, ose filma të suksesshëm aksion në përgjithësi, kanë marrë vlerësime të ngjashme.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult