Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ditë më parë ka humbur njeriun e zemrës, bashkëshorten Kostadinën, e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
E së fundmi Llakaj nëpërmjet një video ka falënderuar krejt ata që e kanë ngushëlluar përmes rrjeteve sociale, ata që i shkuan për ta ngushëlluar në shtëpi, dhe ata që ishin në ditën e varrimit të së ndjerës.
“Në pamundësi për t’i kthyer përgjigje të gjitha mesazheve me rastin e humbjes së njeriut tonë të shtrenjtë, Kostandinës sonë dhe Kostandinës time. Po ju drejtohem me këtë video mesazh falenderimi dhe mirënjohje të thellë për çdo fjalë zemre drejt nesh nga ana juaj. Edhe gëzimet edhe hidhërimet ndahen me njerëz e me miq. Moria e njerëzve në përcjelljen e lamtumirës së Kostandinës dhe në ditët e pritjes që familja jonë organizoi na bëri ta kalonim disi më lehtë.”, ka thënë Llakaj përmes videos që e ka shpërndarë në rrjetet sociale.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:
ObserverKult
Lexo edhe:
AGRON LLAKAJ NË LOT PËR GRUAN E NDJERË: MË PRIT… TI DO TË MË PRESËSH SI PËRHERË!
Agron Llakaj i ka dedikuar një mesazh të ndjerë me fjalë zemre bashkëshortes së tij, Kostandinës, e cila u nda nga jeta mbrëmjen e pardjeshme si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Janë fjalë që ai thotë se ia ka thënë shumë herë njeriut me të cilin ndau jetën, por sot ka zgjedhur t’ia thotë për herë të fundit.
“… Sëmundja e pabesë na e mbylli perden e skenës së jetës ateherë kur duhet ta shijonim më shumë”, shkruan Goni, ndërsa mes lotësh e falenderon për jetën që patën së bashku dhe mbështetjen që ajo i ka dhënë në çdo moment të karrierës.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult