Poeti i njohur Agim Doçi ka mbyllur sytë përgjithmonë. Doçi ndodhej prej mëngjesit të së shtunës në reanimacion në Shërbimin e Neurologjisë në QSUT, pasi pësoi hemoragji cerebrale.
Doçi u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ai ishte një prej poetëve më të njohur.
Doçi ka qenë dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Po ashtu, poeti Doçi ka qenë autor i shumë teksteve të këngëve shqiptare dhe fitues i mbi 50 çmimeve.
Poeti dhe tekstshkruesi Doçi ka qenë i pranishëm në shumë festivale të këngës në RTSH, por edhe festivale të tjerë./RTSH
ObserverKult
Lexo edhe:
AGIM DOÇI PËSON HEMORRAGJI CEREBRALE, NË GJENDJE KRITIKE PËR JETËN