Lamtumirën e fundit gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadaresë, nipi dhe mbesa e tij ja dhanë mes lotëve dhe dhimbjes së madhe të humbjes së gjyshit të tyre.
Në përcjelljen për në banesën e fundit, mbesa e shkrimtarit të madh u përlot teksa tha: Lamtumirë baba, ashtu si të kam quajtur gjithmonë!
Pas fjalëve të lamtumirës së mbesës, nipi i Ismail Kadaresë recitoi 2 poezi të të gjyshit të tij të shquar në gjuhën frënge.
Shkrimtari i madh, Kadare u përcoll ditën e sotme për në banesën e fundit në Tufinë, ku do të prehet përkohësisht. Siç bëri të ditur kryeministri Edi Rama, shkrimtari i madh do të prehet aty përkohësisht, deri kur të jetë gati një banesë e fundit vetëm e tij.
Homazhet në nder të Kadaresë nisën në orën 09:00 dhe zgjatën deri në 12:30 në TKOB, ku morën pjesë qytetarë të shumtë, familjarë dhe personalitete të njohura.
ObserverKult
Lexo edhe: